Rreth 70 për qind e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut kanë deklaruar se me siguri ose ndoshta do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme dhe të pyetur se “për kë do të votonin nëse zgjedhjet do të ishin këtë javë?” 19 për qind janë përgjigjur se do të zgjedhin VMRO-DPMNE-në dhe 11 për qind LSDM, tregon sondazhi i fundit i Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI).
Krahasuar me anketën e një viti më parë, VMRO-DPMNE-ja opozitare ka një rënie për një pikë përqindje, ndërsa LSDM-ja në pushtet për pesë. Përveç të Majtës, e cila ka një rritje të mbështetjes nga katër në gjashtë për qind, të gjitha partitë e tjera ose janë në të njëjtin nivel (BDI gjashtë për qind, Besa katër për qind), ose kanë rënie (Aleanca për Shqiptarët nga gjashtë në pesë për qind).
Për një pjesë të opinionit ekspert, kjo situatë nuk është befasuese duke pasur parasysh se nuk ka lajme të mira dhe sepse viti i kaluar ishte një nga më të vështirat për shkak të luftës në Ukrainë. Analisti politik dhe komunikuesi Petar Arsovski në një intervistë për “Lokalno” thotë se në thelb nuk i lexojmë saktë shifrat nga anketa./Lajmi në koment.