Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, përmes postimit të tij në Facebook, ka shprehur mbështetjen e tij për iniciativën e CIVIL-it për bashkim socio-politik për një të ardhme evropiane të vendit tonë.
“Të mbështesim dhe të krijojmë momente të bashkimit siç është performanca maqedonase e hitit të Eurovizionit të viteve ’90 INSIEME/BASHKËRISHT” Nuk ka kauzë më të madhe maqedonase se bashkimi i të gjithë qytetarëve tanë për të ardhmen evropiane të popullit tonë dhe atdheut tonë”, ka shkruar Mariçiq në profilin e tij në Facebook./Lajmi i plotë