Ordanoski: Përveç sulmeve hibride, por kërcënimeve me bomba, janë shtuar edhe përpjekjet për sulme kibernetike
“Unë mendoj se e gjithë kjo është pjesë e një lufte hibride. Maqedonia është anëtare e NATO-s dhe nuk është e përjashtuar nga ajo luftë hibride. Lufta hibride bëhet me mjete ushtarake dhe jo ushtarake dhe qëllimi është krijimi i frikës, pasigurisë dhe hezitimit në popullatë duke përhapur lajme të rreme, informacione, diçka që do të perceptohet si jostabilitet. Asgjë e re për një luftë të tillë. Në Maqedoni historitë e këtilla të ngjarjeve datojnë prej disa viteve më parë”, thotë Vanço Ordanoski nga InfoProekt për CIVIL Media, duke iu përgjigjur pyetjes për kërcënimet me bomba që shqetësojnë qytetarët për dy muaj me radhë.
Ordanoski theksoi se kjo situatë me alarmet për bomba është e ndryshme nga ato të mëparshme, sepse tashmë jemi në NATO, e cila ka edhe një komandë kibernetike, me zyrën e saj në vendin tonë. /Lajmi i plotë