Me rritjen e pagës minimale në 18 mijë denarë, shumë familje kanë humbur të drejtën për shtesa fëmijërore, për shkak se nuk është rritur pragu për të fituar këtë të drejtë, përcjell TV21. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska thotë se numri i fëmijëve që kanë humbur këtë të drejtë nuk është i madh, respektivisht 500 fëmijë.
“Nuk do ta rrisim kufirin, cenzusin për marrje të shtesave fëmijërore dhe të shtesës për arsimim, por do ta rrisim vazhdimisht pagën minimale, nuk është numër i madh i qytetarëve që kanë humbur të drejtën e shtesës fëmijërore, jo më tepër se 500 fëmijë e kanë humbur këtë të drejtë, që do të thotë se tek familjet e këtyre 500 fëmijëve kemi më tepër të ardhura në buxhetin familjar përmes rritjes së pagave”, tha Trençevska./tv21.tv