Aktivisti qytetar dhe gazetari, Petrit Saracini, përndryshe kryetar i Institutit për medie dhe analitikë, në një intervistë për CIVIL Media theksoi se gjendja me dezinformatat dhe propagandën në vendin tonë është shqetësuese dhe po përballemi me një volum të madh të dezinformatave, transmeton Almakos.
Saracini e përmendi Federatën Ruse si një prej burimeve të dezinformatave, si dhe Serbia dhe mediet e saja senzancionale të cilat më vonë u bartën edhe në vendin tonë.
“ Propaganda dhe dezinformatat nuk janë karakteristikë vetëm për këtë pjesë për të cilën fola, por kjo është karakteristikë edhe e disa strukturave dhe aktorëve politik si dhe disa medieve jo profesionale në sferën onlajn të cilët më shpesh janë në dobi të aktorëve të tillë politik”, theksoi Saracini.
Gazetari theksoi se mediet e mëdha të etabluara duhet që të përfshihen në luftën kundër dezinformatave dhe theksoi se kanë funksion të prishur informativ, pastaj edhe funksioni edukativ thuajse mungon.
“ Nuk është punë e medieve vetëm ti transmetojnë deklaratat e politikanëve, por duhet që ti kontrollojnë dhe nëse ata nuk tregojnë asgjë cka është e saktë ose e vërtet, këtë gjë duhet t`ia përcjell publikut mediumi”, theksoi Saracini./Almakos/