VMRO-DPMNE do ta mbështesë iniciativën e së majtës nëse është civile dhe nëse është kundër Marrëveshjes me Bullgarinë, konfirmoi kryetari i partisë Hristijan Mickoski. Nëse edhe Xhaferi e refuzon, Kuvendi do të përballet me bllokadë të plotë, njofton opozita.
– Ne do të mbështesim çdo iniciativë që është në drejtim të asaj që ne kërkojmë, pavarësisht se nga cili grup qytetarësh vjen, nëse ai grup është parti politike apo jo. Nëse tema ka të bëjë me veprimin drejtpërsëdrejti ndaj burimit të të gjitha këtyre problemeve, nuk shoh arsye që të mos e mbështes atë – sqaroi Mickoski.
E majta ende nuk ka vendosur se si do të formulohet pyetja e referendumit, por është e sigurt se formulimi i saj do të jetë i tillë që të sugjerojë një përgjigje – “kundër”. Kundër marrëveshjes me Bullgarinë, kundër propozimit francez ose të kombinuar.