Mbi 60% e qytetarëve do të dalin në referendum, flasin të dhënat e hulumtimeve të VMRO – DPMNE – së, të cilët janë të bindur se do të shembet marrëveshja e arritur me Bullgarinë.
Nga partia e Mickoskit konsiderojnë se marrëveshja midis dy shteve mohon gjuhën maqedonase, historinë dhe identitetin. Përpos zgjedhjeve parlamentare, bashkë me referendumin, pushteti shton kërkesën për zgjedhje presidenciale.
“Qëndrimet e LSD-së anti maqedonase se populli mbështet dhe pajtohet me marrëveshjen me Bullgarinë, janë gënjeshtra. Dëshmi për këtë është ikja nga oferta për zgjedhje të trefishta dhe bashkë me referendumin të organizohen edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe presidenciale. Gjithçka me një shpenzim, të përmbyllen tre operacione të rëndësishme për shtetin”, u shpreh deputetI i VMRO – DPMNE – së, Mile Lefkov.
LSDM: Përpjekje të pegohen masat antikrizë
Nga LSDM në vazhdmisë kudnërshtojnë referndumin dhe konsiderojnë se i njëjti ka tendencë të pengojë aktivitetet qeveritare për përballje me krizën energjetike.
“Përderisa LSDM ndërmer masa në interes të qytetarëve, VMRO – DPMNE e kryesuar nga Hristijan Mickovski me çdo çmim vazhdojnë me bllokada. Në vend të konstruktivitetit, VMRO dhe Mickovski me kërkesat për zgjedhje dhe referendum përpiqen të pengojnë funksionimin normal të institucioneve, në dëm të ekonomisë vendore, në dëm të qytetarëve”, theksoi zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.
Iniciativa për referendum me pyetjen: A jeni për shfuqizimin e Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, tanimë është dorëzua në kuvend dhe pritet që kryeparlamentari të prononcohet për vlefshmërinë e së njëtës.
Pavarësisht konkluzionit deputetët në seancë plenare do të duhet të thonë qëndrimin e tyre dhe nëse nisma vlerësohet si formalisht në rregull, propozuesi mund të fillojë me mbledhjen e 150 mijë nënshkrimeve për organizimin e referendumit.