“Qyteti i Shkupit me asnjë kusht nuk do ta ndal ndriçimin publik të bulevardeve dhe të gjitha akseve rrugore që janë nën ingerencat e qytetit. Për sa i përket kursimeve, ne filluam me një qasje paksa të ndryshme, kursejmë ku mundemi, por jo në dëm të qytetarëve. Kjo do të thotë se siguria e qytetarëve duhet të jetë në radhë të parë”, tha kryetarja e qytetit të Shkupit Danella Arsovska në emisionin “Verë e nxehtë politike” në televizionin Kanal 5.
Arsovska sqaroi se në periudhën e kaluar qyteti ka punuar në reforma dhe një pjesë e madhe e mjeteve janë mbledhur nga kursimet nga prokurimet publike përmes ankandeve elektronike, një sasi e madhe fondesh të kursyera, gjë që nuk ka ndodhur deri tani në qytet.
Sipas saj, siguria e shkupjanëve duhet të jetë në vend të parë, duke pasur parasysh se disa komuna kanë filluar të fikin ndriçimin publik.
“Nëse pyesni këdo që jeton në Shkup se a dëshiron të ecë në mbrëmje në errësirë të plotë, jam e sigurt se do t’ju thotë se nuk dëshiron të ecë në errësirë, sepse ashtu ndihet i pasigurt”, tha ajo.