Portali maqedonas, MKD ka shkruar një artikull për kryetarin e BDI-së, All Ahmeti, ku akuzon All Ahmetin se nuk ka uruar sportistin maqedonas Dejan Georgievski për suksesin e tij në lojrat olimpike ndersa nga ana tjetër dy herë radhas ka uruar fituesit e medaljes së artë në këto gara xhudistët, Nora Gjakova dhe Distrina Krasniqin, shkruan T0P24.
MKD shkruan se nuk e dinë nëse suksesi i Dejan Gerorgievskit është sukses edhe i shqiptarëve të Maqedonisë.
“Lot gëzimi dhe krenari. Sukses për gjithë shqiptarët, me këto fjalë lideri i BDI-së, All Ahmeti, në profilin e tij në FB ka uruar dy herë fituesit e garave olimpike të Kosoves që fituan medaljen e artë. Por Ahmeti deri tani nuk ka shkruar asnjë fjalë për suksesin në lojrat olimpike të Dejan Georgievskit. BDI, subjekti i All Ahmetit tani më 19 vite është pjesë e qeverisë së Maqedonisë. Për Ahmetin suksesi i sportitëve Kosovarë është sukses i gjithë shqiptarëve. Nuk e dimë ende nëse për Ahmetin suksesi i Gerogievsit është sukses edhe i shqiptarëve të Maqedonisë”, shkruan portali MKD.
Mgid
Mgid