7 MITE PËR NGROHJE DYSHEMORE

7 MITE PËR NGROHJE DYSHEMORE

Ngrohja dyshemore është sistem i qëndrueshëm dhe ekonomik i ngrohjes, por ka shumë keqkuptime për mënyrën e funksionimit të saj. Tani është koha t’ju zbulojmë mitet dhe t’ju tregojmë pse ky sistem është opsion i shkëlqyeshëm për ju.

Ekzistojnë shumë mite për atë se çfarë është ngrohja dyshemoredhe si funksionon. Ekipi i Daikin është këtu për t’ju treguar se si funksionon ky sistem i qëndrueshëm dhe ekonomik dhe pse do të ishte një zgjedhje e shkëlqyeshme për shtëpinë tuaj.

MITI 1: NGROHJA DYSHEMORE ËSHTË SHUMË MË E SHTRENJTË SE RADIATORËTËshtë e vërtetë se çmimi iinstalimit të ngrohjes së dyshemesë është 30% më i shtrenjtë se radiatorët tradicionalë. Por ngrohja dyshemore është investim që paguhet në planin afatgjatë. Për shkak se sistemi është më efikas në energji dhe kërkon më pak mirëmbajtje, ngrohja dyshemorekonsiderohet një zgjedhje më ekonomike, veçanërisht kur kombinohet me pompën për ngrohje.

MITI 2: SHTËPIA ME NGROHJE DYSHEMORE SHUMË VËSHTIRË NGROHETEdhe se ngrohja dyshemorenuk zhvillon temperatura të larta, falë shpërndarjes së barabartë të nxehtësisë dhe qarkullimit natyror të ajrit, ngrohja dyshemorearrin që temperaturën e dhomave të arrijë në 25 °C.

MITI 3: NGROHJA DYSHEMORE NË THELB ËSHTË NGROHJE ELEKTRIKEËshtë e vërtetë se energjia elektrike përdoret më shpesh për ngrohjen e dyshemesë, por nuk duhet të harrojmë faktin se ngrohja dyshemore mund të lidhet me pompë për ngrohje. Në vetë faktin që ngrohja dyshemorefunksionon në një temperaturë konstante të ulët, lidhja e sistemit me pompën për ngrohje do të ishte zgjidhje ideale.

MITI 4: NGROHJA DYSHEMORE MUND TË INSTALOHET VETËM NË DYSHEMEKjo mund t’ju befasojë, por ngrohja dyshemore nuk vendoset vetëm në dysheme. Në disa raste kur është e nevojshme dhomat të ngrohen më shpejt, e njëjta mund të vendoset në mure dhe tavan.

MITI 5: KËMBË TË ËNJTURA PËR SHKAK TË NGROHJES DYSHEMORENë të kaluarën kur temperaturat e ngrohjes së dyshemeve arrinin 35 °C kjo ishte e vërtetë. Por, me sistemet moderne të ngrohjes së dyshemeve, kjo nuk ndodh më. Për më tepër, nëse sistemi është i lidhur me pompën për ngrohje, e njëjta mund të përdoret për ftohje gjatë verës.

MITI 6: NGROHJA DYSHEMORE NUK ËSHTË E SHËNDETSHMEPikërisht e kundërta me këtë mit, ngrohja dyshemore parandalon qarkullimin e grimcave të pluhurit dhe përmirëson lagështinë e ajrit, që është veçanërisht e dobishme për njerëzit me alergji dhe sëmundje të frymëmarrjes.

MITI 7: NUK MUND TË PËRDORET NË KOMBINIM ME PARKETNëse për parket përdoret druri me cilësi të lartë shumë shtresash që është rezistent ndaj lagështirës, ​​kur dërrasat janë me gjerësi deri në 15 cm, atëherë nuk duhet të keni ndonjë problem.

Më shumë info në lidhje me sitemet e ngrohjes dhe ftohjes mund te  gjeni ne daikin.mk