34-vjeçarja që rrit 2 fëmijët jetimë e kujdeset për vjehrrin, kërkon ndihmë për ushqime!

34-vjeçarja që rrit 2 fëmijët jetimë e kujdeset për vjehrrin, kërkon ndihmë për ushqime!

34- vjeçarja nga Ferizaj, Teuta Lekaj tash e një vit kujdeset e vetme për 2 fëmijët e saj dhe vjehrrin.

Bashkëshorti i saj vdiq vitin e kaluar, duke ia lënë barrën e gjithë familjes e duke ia vështirësuar edhe më shumë jetesën asaj.

Si nënë e një djali 5 vjeç dhe e një vajze 2 vjeçe thotë se më së shumti ka mungesë për ushqime, kjo pasi që është shumë e vështirë ta mbyllë muajin me ndihmën sociale e ofruar nga shteti.

“Është shumë e vështirë me kalu muajin me 100 euro social.

Fëmija kanë shumë gjëra mungesë, më së shumti hjeku për ushqime se për rroba ja bëj diqysh.

Unë kujdesem edhe për vjehrrin, babain e burit.

Sigurisht që është vështirë me u kujdes e gjitha për krejt por ja dal, duhet me u pajtu që me ja dal”, ka thënë ajo në një bisedë për Indeksonline.

Nëna e dy fëmijëve, po ashtu tregon se banon me qira, dhe se ndihet shumë keq duke e ditur faktin se nuk ka shtëpi të veten.

Ajo bën thirrje që t’i dalin në ndihmë për të siguruar ushqimet, derisa bën me dije faktin se shumë njerëz duke e ditur gjendjen e saj i kanë ndihmuar deri tani.

TAGS