32 ditë në koma, foshnja 5-muajshe mund Koronavirusin

Prindërit e kanë quajtur mrekulli shërimin e foshnjës së tyre 5-muajshe nga Koronavirusi pasi kaloi 1 muaj në koma.
Vetëm pak muaj pasi lindi, Dom Andrade rezultoi pozitiv me Koronavirus në spitalin Pro-Cardiaco në Rio de Janeiro.
A kishte vështirësi në frymëmarrje dhe doktorët menduan se kishte infeksion bakterial.
Mjekimi nuk funksionoi dhe i vogli u përkeqësua. Pasi prindërit e tij e çuan në një spital tjetër, vogëlushi rezultoi me Koronavirus.
Mbetet ende e paqartë si vogëlushi e mori Koronavirusin, por prindërit dyshojnë se e ka marrë pas një vizite në shtëpinë e familjari të tyre.