23 vite nga vdekja e Dianës, flet zjarrfikësi që shkoi për ta shpëtuar: Fjalët e saj të fundit

23 vite nga vdekja e Dianës, flet zjarrfikësi që shkoi për ta shpëtuar: Fjalët e saj të fundit

Kur zjarrfikësi Xavier Gourmelon gjeti një grua bjonde ulur në sediljen e pasme të një makine të rrëzuar në një tunel në Paris më 31 gusht 1997, ai i tha asaj të rrinte e qetë.



Ai nuk ia kishte idenë se kush ishte e aksidentuara, por nuk besonte se ajo kishte rrezik për jetën pasi e gjeti të vetëdijshme dhe me sytë hapur.

Fillimisht i dha pak oksigjen para se ta nxirrnin nga makina dhe i mbajti dorën për ta ngushëlluar.

Diana pastaj u dëgjua të fliste: ‘Zot, çfarë ndodhi?’.

Ai pretendon se Princesha e Uellsit nuk kishte shenja gjaku mbi trupin e saj dhe, megjithëse mund të shihte një dëmtim të lehtë në shpatullën e saj të djathtë, nuk besonte se ishte diçka serioze.

Por vetëm pak çaste më vonë gjithçka ndryshoi në pak sekonda kur ajo pësoi arrest kardiak.

‘Për të qenë i sinqertë, unë mendova se ajo do të jetonte. Me sa e dija kur ishte në ambulancë ishte gjallë dhe prisja që ajo të jetonte. Më vonë mora vesh se ajo kishte vdekur në spital’.

‘Mësova se kishte pasur hemorragji të brendshme, por e gjithë ngjarja është ende në mendjen time. Kujtimi i asaj nate do të qëndrojë me mua përgjithmonë’, tha zjarrfikësi.

‘Atëherë nuk e kisha idenë se ishte Princeshë Diana. Vetëm kur u fut në ambulancë një nga ndihmësmjekët më tha se ishte ajo’,- përfundon ai rrëfimin.

Gourmelon u shpreh më pas se u mërzit shumë kur mori vesh se Princesha kishte ndërruar jetë.

TAGS