11-shja më e mirë e Capellos: Buffon, Raul, Ronaldo…

11-shja më e mirë e Capellos: Buffon, Raul, Ronaldo…
9:41 | 10 Maj 2019

Fabio Capello ka zgjedhur formacionin më të mirë me lojtarët që ka stërvitur.

Trajneri italian ka pasur një karrierë të pasur duke nisur nga viti 1991 deri një vit më parë, duke drejtuar skuadra si Milan, Roma, Juventus, ndër të tjera edhe Real Madrid.

Capello në përzgjedhjen e tij ka tentuar të “mashtrojë” duke zgjedhur 12 lojtarë, për të pasur një mundësi më shumë në rast ndryshimi të ndonjë skeme.

Gianluigi Buffon pa diskutuar aspak është përzgjedhur në portën në formacionin e Capellos për Corriere dello Sport, përcjell ‘lajmi.net’.

Cafu, Maldini, Baresi dhe Carlos, janë rreshtuar në vijën e mbrojtjes, për ta vazhduar mesfushën me Redondon, Rudd Gullit dhe Sviçeviq.

Sulmi i është besuar Raul Gonzales, Van Bastenit dhe Ronaldos brazilian.

Si lojtar rezervë dhe që do të përdorej në ndryshimin e ndonjë skene, Capello ka zgjedhur legjendarin e Romës, Francesco Totti./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS