Naser Pajaziti
Çdo ditë po i shohim pinjollët e korrupsionit apo ‘nonat’ e hajnisë!
Sillen si kameleonë, të korruptuar deri në fyt, e në skemat e tyre kanë futur edhe djem, nipa e mbesa, për të fshehur gjurmët, por edhe për të kriju alibi me milionerë ‘axhami’ bythlagur!
Në anën tjetër, gjithë ditën thirren e shtiren PROEVROPIANË, PROAMERIKANË e lloj lloj marifete të ndryshme, për tu dukur si shpëtimtar e vizionarë!
Proamerikanizmi e proevropianizmi i tyre vlen sa ata flamujt 1 euro të ‘toptan’ tregtarëve.
‘Agallarët’ milionerë mes popullit të varfër, që të shkretit i’a nxorrën edhe brekët.
Ata dolën pikërisht nga ky popull i vjedhur deri në palcë dhe sot shtiren sikur mëshirues.
Gjurmëve të tyre me skemat e ngjajshme po vijnë neozhvatësit e pinjollëve klasik të korrupsionit.
Këta janë mësuar me këtë popull të kllapitur dhe të kapluar nga harresa.
Ky popull harron shpejt, nuk ka masë kritike dhe pinjollët e korrupsionit kanë mësuar formulën me frazën “hajt se gjithçka zgjat dy a tre ditë”!
Nuk e di derisa do u shkoj!