Erkan Arifi, kryetar i Kumanovës, përkatësishtë i komunë së Likovës.
“E përgëzoj kompaninë Liko Project për realizimin e qendrës së re tregtare La Plaza në Kumanovë. Kjo qendër tregtare do të thotë shumë për qytetarët, këtu do të mund të gjejnë të gjitha markat me të njëjtat çmime, me aksione, por edhe me çmime shumë më të ulëta. Vetë projekti, siç është implementuar, prezanton standarde të reja në ndërtim për qytetin e Kumanovës. Do të dëshiroja që investitorët e ardhshëm në qytet të ndjekin këtë shembull në fushën e investimeve dhe të investojnë në projekte të tilla. Është një njësi biznesi me përmbajtje të përputhshme. E veçanta e këtij objekti është se është objekti i parë në territorin e komunës së Kumanovës, i cili ka numrin më të madh të parkingjeve, ose vetë objekti brenda përmbajtjes së tij parasheh diku rreth 500 parkingje, shembull i mirë që duhet të do të ndiqet në të ardhmen për të ndërtuar investime të tjera në qytet”, deklaroi Dimitrievski.
“Përveç se Kumanova tashmë bëhet me qendër tregtare, tashmë edhe La Plaza Mall i ka sjell një shije tjetër qytetit”, u shpreh Arifi.
La Plaza është është investimi i madh privat në Kumanovë. Kjo qendër e madhe do të jetë një ambient tërheqës dhe komod për të gjithë kumanovarët, si dhe qytetarët e vendbanimeve përreth. (INA)