​Shënohet viktima e 115 nga Covid-19 në Kosovë

​Shënohet viktima e 115 nga Covid-19 në Kosovë
In this photograph taken from behind a window, doctors work on Covid-19 patients in the intensive care unit of San Matteo Hospital, in Pavia, northern Italy, Thursday, March 26, 2020. The San Matteo hospital is where Patient 1, a 38-year-old Unilever worker named Mattia, was kept since he tested positive for Covid-19 on Feb. 21 and opened Italy’s health care crisis. The new coronavirus causes mild or moderate symptoms for most people, but for some, especially older adults and people with existing health problems, it can cause more severe illness or death. (Claudio Furlan/LaPresse via AP)

Edhe një person n; Kosovë ka humbur jetën si pasojë e infektimit me virusin Covid-19.

Personi i vdekur është Haki Rushiti nga Prekazi i Skenderajt.

Këtë lajm e ka bërë të ditur kryetari i PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku.

Ai ka ngushëlluar familjen Rushiti, teksa ka apeluar te qytetarët për zbatimin e rekomandimeve të IKSHPK-së.

Kujtojmë se dy persona Ferizaj vdiqën gjatë ditës, ndërsa ky është personi i tretë, duke e quar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 115.

Ky është postimi i plotë i tij në Facebook:

Si pasojë e virusit Covid-19, paska ndërruar jetë Haki Rushiti nga Prekazi.

Duke e njohur që nga rinia, Hakiu ishte burrë shumë i mirë e i dashur për të gjithë.

Ishte aktivist i palodhshëm e punëtor shumëvjeçar i shkollës “Azem Bejta” në Prekaz.

Ngushëllimet më të thella për familjen Rushiti por edhe për të gjitha familjet të cilat kanë humbur më të dashurit e tyre si pasojë e pandemisë së shkaktuar nga virusi Korona.

Gjatë këtyre ditëve duhet të jemi të disiplinuar duke zbatuar rekomandimet e IKSHPK-së për të bartur maska, duke ruajtur distancën e pastërtinë. SL

TAGS