​SBASHK dhe MASHT afër marrëveshjes për kompensimin e orëve

​SBASHK dhe MASHT afër marrëveshjes për kompensimin e orëve

Ka përfunduar takimi i përbashkët i  SBASHK-ut, Këshillit të Prindërve dhe anëtareve të Komisionit për Arsim. Pas takimit ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi ka thënë se janë afër zgjidhjes së problemit rreth kompensimit të orëve gjatë grevës, transmeton Telegrafi.

Bytyqi, tha që ky takim ishte shumë i rëndësishëm dhe se janë të gatshëm të ofrojnë zgjidhje.

Lexo po ashtu:

“Ky është një takim shumë i rëndësishëm dhe jemi të gatshëm të ofrojmë zgjidhjen. Ne respektojmë procedurat ligjore dhe mund të marrim një vendim tjetër, jemi të gatshëm ta respektojmë sepse ne nuk punojmë me inate”.“Do të bëjë tërheqjen e vendimit për orët e humbura. Nëse ndryshohet edhe koeficienti i pagave për mësimdhënësit 1-5 deri 6.9, atëherë do të thërrasim këshillin dhe do të marrim vendim për kompensimin e orëve të humbura”, është shprehur Bytyqi.

Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi gjatë mbledhjes së Komisionit për Arsim/ Foto: Telegrafi-Ridvan Slivova

Lexo po ashtu:

Kurse, nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala, tha se vetëm një javë do të kompensohet nëse përmbushen kërkesat e tyre.

“Ministri u deklarua se do ta bëjë tërheqjen e vendimit për kompensim të orëve të humbura gjatë grevës. Njëkohësisht na u premtua se do të bëhet ndryshimi i koeficientit për mësimdhënësit 1-5. Në momentin kur realizohen këto kërkesa ne do t ftojmë këshillin drejtues dhe do të marrim vendim dhe do të bëhet kompensimi i një jave në fund të vitit mësimor”, ka thënë Shala. /Telegrafi/

Lexo po ashtu:

TAGS