​Institucionet dalin me konkluzione për mbrojtjen e ambientit në rajonin e Dukagjinit

​Institucionet dalin me konkluzione për mbrojtjen e ambientit në rajonin e Dukagjinit

Në Pejë është mbajtur tryeza e organizuar nga Prokuroria Themelore e Pejës me temën “Degradimi i pyjeve dhe ambienti”, ku morën pjesë të gjithë përfaqësuesit e institucioneve përgjegjëse.

Në tryezë është diskutuar për disa orë se si mund të parandalohet kjo dukuri negative, transmeton Telegrafi.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj, tha se qëllimi i kësaj tryeze është hartimi i një strategjie të re nga institucionet përgjegjëse për parandalimin e degradimit të ambientit në këtë rajon.

Kryeprokurori Kurmehaj, tha se duhet krijuar ura ndërlidhëse të komunikimit dhe veprimit nga të gjitha institucionet e obliguara me ligj, për të vepruar ndaj personave apo grupeve që degradojnë ambientin, në veçanti tek pyjet dhe lumenjtë.

Fotografia gjatë mbajtjes së tryezës në Pejë

Në tryezën e organizuar sot rreth degradimit të ambientit në rajonin e Dukagjinit folën: gjyqtarë, prokurorë, kryetar të pesë komunave në këtë rajon, komandantë të stacioneve policor, përgjegjësit për pylltari dhe miniera, si dhe përfaqësues nga shoqëria civile.

Pas debateve u pjesëmarrësit e tryezës dolën me konkluzione të përbashkëtat, të cilat duhet praktikuar në mbrojtje të pyjeve dhe lumenjve.

Konkluzionet:

1.Konfiskimi i mjeteve me të cilat është kryer vepra penale
2. Instalimi i kamerave vëzhguese
3. Rivlerësimi i licencave për sharrat që gjende në Parkun Kombëtar, dhe rivlerësimi i licencave të seperacioneve të zhavorrit
4. Shtimi i masave të sigurisë në laura
5. Rivlerësimi i rezultateve të këtyre konkluzioneve pas gjashtë muajsh në tryezën e radhës./Telegrafi./

TAGS