THUMB: AKSH-ja ishte gati të reagonte në Preshevë, por nuk iu aktivizua alarmi!
Situata e krijuar në Luginë të Preshevës dhe në pjesën veriore të Kosovës janë pikat të cilat diskutohen nga njerëz që e quajnë veten eprorë të AKSH-së. Ata deklaruan se kanë armatimin më modern të kohëve të fundit, kurse këtë armatim e shfaqën vetëm nëpërmjet fotove.
Paraqitje e AKSH-së, qoftë me komunikata apo me xhirime, ka pasur edhe më herët, sa herë ka pasur tensionime të situatës me shqiptarëve dhe të tjerëve në rajon, por gjithçka ka përfunduar me pompozitete mediale, për çka shumëkush AKSH-në e ka quajtur edhe “ushtri virtuale”.
Mirëpo, burime të mirë informuara të THUMB-it brenda radhëve të AKSH-së, bëjnë të ditur se AKSH-ja ka patur informata të sakta se sot forcat speciale serbe do ta ndërmerrnin këtë veprim: heqjen e lapidarit.
AKSH-ja në krye me komandantin e saj "Kobra" kanë qenë të stërvitur prej kohësh, që të reagojnë në situatat të ndërlikuara e të njëanshme si ajo e sotshmja. Ata poashtu me armatimin e tyre më modern të cilat i kanë vetëm nëpër fotografi kanë mundur ta parandalojnë heqjen e lapidarit.
Por, ajo që i ka penguar ata ta realizojnë këtë gjë ka qenë prishja e telefonit celularë të një pjesëtari të AKSH i cili ka qenë përgjegjës për zgjimin e ushtarëve nga gjumi, me çka nuk ka bërë alarmi dhe për këtë shkak ata nuk kanë arritur të zgjohen nga "gjumi i thellë dimëror"./Almakos
__________________________________________________________________________________
Lajmet, informacionet, analizat që lexoni më lartë NUK JANË TË VËRTETA, faktike dhe reale. Këto janë kontribut përqeshësh për faktet dhe realitetet e hidhura që kontribuesit e THUMB mendojnë se janë më lehtë të kuptueshme në këtë mënyrë ironike. Kontributet, idetë dhe materialet mund ti dërgoni në: almakoss@gmail.com
Adem Karaga, “pronar” i teatrit Shqiptar!
Perceptimi Evropian dhe modernizmi
Paturpësia
Pse shkurorëzimi është bërë dukuri?
Funksioni? Analfabet me diplomë!
Driloni
“Kanë ardhur ata”, …analfabetët
Europa nuk është dhuratë...
- Gostivar: Një i plagosur, dy të sulmuar
- Një Tetovar humb jetën dhe 3 persona lëndohen nga aksidenti i rëndë në Beograd
- Ushtaraku serb: Ja si vramë e dogjëm në Kosovë
-
Zina Kondi për tetovarët: Ka mundësi këta njerëz kaq të prapambetur...(VIDEO)
-
Shkup, huliganët sulmojnë dy të rinj në afërsi të stadiumit(VIDEO)
-
Edi Rama është kërcënuar me jetë!(VIDEO)
- Strehimi i muxhahedinëve, Teherani paralajmëron Tiranën
- Fotoshënim: Me flamur të Kosovës midis Beogradit
- Eva Longoria pa të brendshme tregon gjithçka
- Ali Ahmeti: Ku të shkoj BDI-ja nëse del prej Qeverie?!
-
Shkendija i zbulon të gjitha! (VIDEO +18)
- Zyrtarisht mbyllet “McDonald’s” në Maqedoni
-
Kim Mehmeti në "Fokus": Politikanët tanë i kemi lazdruar(VIDEO)
-
Imami i flet anglisht ministrit shqiptar. Xhaferri: Edhe unë di anglisht!(VIDEO)
- Vesh hixhabin nga kurreshtja, dhe konvertohet në Islam
- Monstra, vetura Opel Omega i takon policisë Alfa
-
Rufi Osmani: Koalicioni i rrezikshëm VMRO-BDI. Njerëzit ishin nën presionin e bandave(VIDEO)
-
Thaçi: Ahmeti, Arifi dhe Besimi janë bijë UDBASH-ash(VIDEO)

Share



















