Thumb: Shikimi i televizionit shkakton migrenë

Fillimi | Thumb | Thumb: Shikimi i televizionit shkakton migrenë | Add to Facebook Share
image

Sipas hulumtimeve më të reja të zhvilluara nga një tim ekspertësh thuhet se shikimi i programeve televizive, e sidomos të edicionit të lajmeve, e zmadhon rrezikun për zhvillimin e migrenës. Për fat të mirë, ky rrezik nuk vjen nga të gjitha kanalet dhe programet televizive, por vetëm nga një numër i vogël i tyre. Bëhet fjalë për një formë të re të migrenës, e quajtur Migrena Gorencius. Simptomet e kësaj sëmundjeje mjaftë të rrezikshme janë: kokëdhimbje e lartë që shkakton halucinacione dhe ndryshim të realitetit,  prej të cilave mandej shkaktohet edhe humbja e parimeve, ndryshimi i këndvështrimeve dhe mund të përfundojë edhe me humbjen e mendimit të lirë.

Për të mos ardhur deri në këto pasoja, këshillohet që të mos shikohen lajmet e të gjitha televizioneve, si dhe në raste të veçanta, të çkyçet televizori.

_________________________________________________________________________________
Lajmet, informacionet, analizat që lexoni më poshtë NUK JANË TË VËRTETA, faktike dhe reale. Këto janë kontribut përqeshësh për faktet dhe realitetet e hidhura që kontribuesit e THUMB mendojnë se janë më lehtë të kuptueshme në këtë mënyrë ironike. Kontributet, idetë dhe materialet mund ti dërgoni në:  almakoss@gmail.com

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS ALMAKOS