Thumb: Kaluan tre ditë që Tuna nuk preket, e as nuk e prekin

Fillimi | Thumb | Thumb: Kaluan tre ditë që Tuna nuk preket, e as nuk e prekin | Add to Facebook Share
image

Viti i parë pas festimit të njëqind vjetorit të pavarësisë, 2013 si duket ka filluar mbarë për opinionin shqiptarë në rajon. Që në fundjavën e parë të këtij viti ndodhi një suprizë e këndshme e ajo është që për të parën herë, kaluan tre ditë të plota, që këngëtarja Tuna nuk preku asgjë; as kafshë as shpend, edhe anasjelltas. Nuk u prek dhe nuk e prekën.

Këto tre ditë të bardha në opinionin shqiptar duket se kanë shqetësuar disa mediume të cilat kishin vështirësi në gjetje të përmbajtjeve të ngjashme me të cilat do plotësonin mungesën e prekjes, lajmeve mbi prekjen dhe efektet anësore. Por përkundër kësaj, kjo ngjarje u evidentua si ogur i mirë me të cilin nisi ky vit për shqiptarët.

__________________________________________________________________________________
Lajmet, informacionet, analizat që lexoni më poshtë NUK JANË TË VËRTETA, faktike dhe reale. Këto janë kontribut përqeshësh për faktet dhe realitetet e hidhura që kontribuesit e THUMB mendojnë se janë më lehtë të kuptueshme në këtë mënyrë ironike. Kontributet, idetë dhe materialet mund ti dërgoni në:  almakoss@gmail.com
Te fundit - Thumb
Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS