Thumb: Trajnime falas për shqiptarët, në arte marciale

Fillimi | Thumb | Thumb: Trajnime falas për shqiptarët, në arte marciale | Add to Facebook Share
image

Për arsye se rrahjet e shqiptarëve nga ana e maqedonasve nuk po marrin fund, si që mund të shihet edhe nga rasti i fundit kur 4 shqiptarë të moshës 16 vjeçare ishin rrahur nga një grup prej mbi 20 vetësh, si dhe për arsye se zyrtarë dhe politikanë shqiptarë nga Ministria për Punë të Brendshme nuk gjejnë dot asnjë autor dhe nuk janë në mundësi t’i kapin huliganët. Ata vet  kanë plan të realizohet një projekt me karakter nacional, ku do të përkapen të gjithë shqiptarët. Bëhet fjalë për trajnim falas të arteve marciale me qëllim të vetmbrojtjes nga huliganët që mund të dalin nga çdo cep në qytet. Nga ana e MPB-së apelojnë që të lajmërohen qytetarët shqiptarë në numër sa më të madh, si dhe këshillojnë që edhe përkundër lirisë së tyre për ta përzgjedhur sportin luftarak të preferuar, mundësisht të përqendrohen në aikido, sport i cili squhet për natyrën pacifiste dhe fokusimin vetëm në vetëmbrojtje. Poashtu nga MPB-ja, lajmërojnë se për projektin si trajnues do jenë të kyqyr edhe politikanë. Ata  do të ofrojnë stërvitje intensive në disciplinën vrapim spartanas, apo më e njohur si shprint në 100m me pengesa. Kjo pasi ikjen këto e bëjnë mirë dhe janë të specializuar në sprint!

Pritet që projekt të mirëpritet nga qytetarët dhe të ketë një numër të madh të të interesuarve për këto trajnime.

__________________________________________________________________________________
Lajmet, informacionet, analizat që lexoni më poshtë NUK JANË TË VËRTETA, faktike dhe reale. Këto janë kontribut përqeshësh për faktet dhe realitetet e hidhura që kontribuesit e THUMB mendojnë se janë më lehtë të kuptueshme në këtë mënyrë ironike. Kontributet, idetë dhe materialet mund ti dërgoni në:  almakoss@gmail.com

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS ALMAKOS