THUMB: Kriza futi Ramen ne Twitter dhe Berishën në Facebook

Fillimi | Thumb | THUMB: Kriza futi Ramen ne Twitter dhe Berishën në Facebook | Add to Facebook Share
image

Zbulohet shkaku i depërtimit te politikes ne rrjetet sociale, ata mbeten pa para për media outstream.

Arsyeja se pse politikanet shqiptare kane filluar te perdorin rrjetet sociale, lidhet ngushtësisht me ecurinë e krizës ekonomike, beri te ditur për Ruritania News Agency nje burim i mirinformuar nga sistemi bankar. 

"Rama nuk kishte me leje ndertimi per te dhene ne kembim te mbulimit mediatik ndersa Berisha ka mbetur pa para për te dhënë tenderë" beri te ditur bankieri, qe nuk pranoi te identifikohet por qe njihet si menaxher i parave, edhe te maxhorancës edhe te opozitës. 

"Perse duhet qe Berisha t'i jape miliona dollare Sandrit apo Fahriut, dhe te shpresoje qe njerëzit do t'i ndjekin këto media, ndërkohë qe e ka Facebook-un falas?" shtroi pyetjen retorike bankieri. 

Menjëherë pas hyrjes ne Facebook te Berishes, mësohet se disa televizione kane dale ne shitje.

__________________________________________________________________________________

Lajmet, informacionet, analizat që lexoni më poshtë NUK JANË TË VËRTETA, faktike dhe reale. Këto janë kontribut përqeshësh për faktet dhe realitetet e hidhura që kontribuesit e THUMB mendojnë se janë më lehtë të kuptueshme në këtë mënyrë ironike. Kontributet, idetë dhe materialet mund ti dërgoni në:  almakoss@gmail.com

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS ALMAKOS