Thumb: Politikanet shqiptare i ndjekin trendet e rrjeteve sociale

Fillimi | Thumb | Thumb: Politikanet shqiptare i ndjekin trendet e rrjeteve sociale | Add to Facebook Share
image

Kohën e fundit u bë trend që të gjithë fytyrat publike si dhe ato “private” të publikojnë nëpër rrjetet sociale fotografi të veta nga toaleti. Me sa duket kjo gjë ju ka ra në sy edhe politikaneve shqiptare dhe këto duke mos dashur të mbeten anash si dhe duke dashur të jenë sa më afër elektoratit të tyre, morrën guximin për ta ndjekur këtë trend. E gjithë kjo nuk është aspak për tu habitur, në qoftë se nuk e vërejmë se në fotografinë e publikuar, edhe pse personi është femër, ajo foton e ka bërë në toaletin e meshkujve. Thumb në konsultim me disa ekspertë, erdhëm në përfundim se ka dy mundësi për t’i dhënë shpjegim kësaj fotografie. E para është se ndoshta funkcionarja në fjalë e ka ngatëruar toaletin dhe gabimisht ka hyrë në atë të meshkujve, ndërsa në mundësinë e dytë thuhet se ajo ka hyrë me vetëdije në toaletin e meshkujve, meqë veten e llogaritë si burrneshë. Lexuesve u mbetet që vetë ta përzgjedhin mundësinë që atyre ju pëlqen më së shumti.
Thumb duke dashur të mos ndërhyjë në jetën private të politikaneve, fotografinë e publikojmë me identitet të fshehur të politikanes.

______________________________________________________________________________________

Lajmet, informacionet, analizat që lexoni më poshtë NUK JANË TË VËRTETA, faktike dhe reale. Këto janë kontribut përqeshësh për faktet dhe realitetet e hidhura që kontribuesit e THUMB mendojnë se janë më lehtë të kuptueshme në këtë mënyrë ironike. Kontributet, idetë dhe materialet mund ti dërgoni në:  almakoss@gmail.com

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS ALMAKOS