THUMB: Gjendet shqiptari që nuk kishte dëgjuar muzikë shund për Vitin e Ri

Fillimi | Thumb | THUMB: Gjendet shqiptari që nuk kishte dëgjuar muzikë shund për Vitin e Ri | Add to Facebook Share
image

Një shoqatë qytetare, prej atyre që merren me punë papunë, kishte bërë një hulumtim nëse është e mundshme që të ketë ndonjë shqiptar, në gjithë rajonin, i cili nuk kishte dëgjuar asgjë nga zërat dhe tingujt shund, me të cilat ishin të pasura programet e festimit të Vitit të Ri. Shoqata, me metoda të ndryshme kishte arritur të gjejë shtetasin K. i cili pretendon se nuk ka dëgjuar asnjë nga këto tinguj kot. Rasti me K. ishte i çuditshëm pasi i njëjti kishte ndjekur programet televizive por me një afinitet dhe zgjedhje të posaçme të cilën e ka argumentuar në detaje, për raportin e shoqatës. Shoqata “Nuk shkon jeta me llam llam llam” apelon tek televizionet dhe mediat tjera që viteve të ardhshme të mundësojnë që sa më shumë qytetarë të jenë të kursyer nga kjo zhurmë.

_________________________________________________________________________________________

Lajmet, informacionet, analizat që lexoni më poshtë NUK JANË TË VËRTETA, faktike dhe reale. Këto janë kontribut përqeshësh për faktet dhe realitetet e hidhura që kontribuesit e THUMB mendojnë se janë më lehtë të kuptueshme në këtë mënyrë ironike. Kontributet, idetë dhe materialet mund ti dërgoni në:  almakoss@gmail.com

 

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS ALMAKOS