Apple pranon fajin mbi iOS 6.1
Apple dje konfirmoi që një bug në iOS 6.1 i bënte pajisjet të kontrollonin (ping) agresivisht rrjetin e serverave të emailve Microsoft Exchange, duke shkurtuar jetëgjatësinë e baterisë së iPhone dhe iPad.
Në një dokument të publikuar të mërkurën, Apple e pranoi ekzistencën e ‘bug’, pranoi ta rregullojë dhe ofroi zgjidhje të përkohshme për përdoruesit për mënyrën se si të lidhen me emailet e kompanisë së tyre.
“Kur nga një pajisje që punon me iOS 6.1, i përgjigjesh një eventi kalendarik përsërites i cili është jashtë rradhës normale, që punon me Microsoft Exchange, pajisja fillon të gjenerojë komunikime shtesë me serverin e Microsoft Exchange” u shpreh Apple. ”Ju mund të vëreni një aktivitet të lartë në rrjet apo një ulje të jetëgjatësisë së baterisë në një pajisje iOS.”
Të martën, Microsoft postoi dokumentin e tij, ku nënvizonte të njëjten çështje, gjithësesi zgjidhja e përkohshme i drejtohej administratorëve te Exchange duke parë që memorja dhe kapaciteti i serverave të tyre konsumoheshin nga pajisjet iOS.
Në atë dokument, Microsoft u shpreh: ”Apple dhe Microsoft janë duke investiguar çështjen” por fajësoi Apple, duke i kërkuar përdoruesve të dërgonin ankesat e tyre tek rivali dhe jo në “tavolinën e ndihmës ” së Microsoft.
Apple tha që problemi u kap kur një pajisje iOS 6.1 u mundua të lidhej me Microsoft Exchange 2012 Service Pack1(SP1), ose me Microsoft Exchange Online, pjesë e Office 365, shërbimi i Microsoftit i bazuar në cloud me abonim për bizneset. “Apple ka gjetur një zgjidhje dhe do ta bëjë të mundur për përdoruesit në përditësimin e rradhës së softuerit” tha kompania. Tipike për Apple, nuk specifikoi kohën për nxjerrjen e përditësimit.
Deri atëherë Apple u sygjeroi përdoruesve të iOS 6.1 të mos u përgjigjen eventeve jashtë rradhe, dhe në rast se u shfaqen evente të tilla të nxjerrin jashtë pune “Calendarin” në llogarinë e Exchange, dhe ta rivënë në punë më pas. Konsumi i baterisë ka dëmtuar disa përdorues që kur iOS 6.1 debutoi për herë të parë.
Edhe pse Apple nuk ka konfirmuar që çështja e Exchange ishte problemi i vetëm, ky eshte një nga dyshimet kryesore të identifikuara nga ankesat e konsumatorëve në forumet mbështetëse të Apple.
Adem Karaga, “pronar” i teatrit Shqiptar!
Perceptimi Evropian dhe modernizmi
Paturpësia
Pse shkurorëzimi është bërë dukuri?
Funksioni? Analfabet me diplomë!
Driloni
“Kanë ardhur ata”, …analfabetët
Europa nuk është dhuratë...
Zbuluesit e “plagjiaturës” dhe injoranca
- Fotografi shokuese nga ditëlindja e Arian Çanit(FOTO)
- Kur do shajë vetveten Menduh Thaçi?!
- Gostivar: Një i plagosur, dy të sulmuar
- Universiteti i Kembrixhit: Shum femra britaneze pranojn Islamin
- Tuna, tjetër njeri pa grim(FOTO)
-
Mallkimet e Menduh Thaçit, ofendime për shqiptarët(VIDEO)
- Një Tetovar humb jetën dhe 3 persona lëndohen nga aksidenti i rëndë në Beograd
- Ushtaraku serb: Ja si vramë e dogjëm në Kosovë
-
Shkup, huliganët sulmojnë dy të rinj në afërsi të stadiumit(VIDEO)
-
Kush do mbaj përgjegjësi për vrasjen e Harun Aliut me shokë?!
- Pela pjellë përpara ambulancës së Bit Pazarit në Shkup - FOTO
- Ali Ahmeti: Ku të shkoj BDI-ja nëse del prej Qeverie?!
- Debakli
- Zvicër: Vritet Selim Elshani në prani të fëmijëve
-
Shkendija i zbulon të gjitha! (VIDEO +18)
- Zyrtarisht mbyllet “McDonald’s” në Maqedoni
-
Imami i flet anglisht ministrit shqiptar. Xhaferri: Edhe unë di anglisht!(VIDEO)
- Vesh hixhabin nga kurreshtja, dhe konvertohet në Islam

Share



















