Çmimi i iPhone 4S ulet për 50 dollarë

Fillimi | Teknologji | Çmimi i iPhone 4S ulet për 50 dollarë | Add to Facebook Share
image

Ndërmarrja shumë e suksesshme Apple e ka ndërmarrë një hap të pazakonshëm duke ulur çmimet e iPhone para lëshimit të iPhone 5.

Më parë Apple nuk kishte bërë ulje të çmimeve të pajisjes iPhone derisa gjenerata e ardhshme e pajisjes të shfaqej online, me përjashtim të iPhone-it origjinal në vitin 2007, që pësoi një ulje çmimi prej 100 dollarëve vetëm disa javë pas lëshimit.

Sidoqoftë, Apple tani është duke i'u treguar dyqaneve që bëjnë shitje me pakicë që të ofrojnë zbritje prej 49 dollarësh të iPhone 4S, por ndërmarrja nuk thotë mjaft dhe nuk është e qartë nëse kjo zbritje do të zgjerohet tek të gjitha dyqanet dhe të gjitha tregjet.

Kjo ulje e çmimit ka mundësi që të jetë nisur për t’u përputhur me sezonin e blerjeve dhe kjo do të mund të qonte në rritjen e numrit të shitjeve të iPhone 4S para se të filloj shitja e serisë së 5-të të pajisjes.

Disa bartës dhe shitës në Shtetet e Bashkuara kanë ofruar zbritje të ngjashme gjatë kësaj vere, por konsumatorët evropianë nuk e patën të njëjtin fat, megjithëse Amazon Germany e uli çmimin e modelit 4S 16GB në 529 euro më parë gjatë kësaj jave. 

Me te lexuarat sot dhe te muajit
struga
ALMAKOS
tav
ALMAKOS ne FACEBOOK
Powered by Disqus