Felipe Melo mbetet pa skuadër

Fillimi | Sport | Felipe Melo mbetet pa skuadër | Add to Facebook Share
image

Mesfushori brazilian zhvilloi një sezon të shkëlqyer në radhët e klubit turk, pasi nuk arriti të shkëlqente në dy vitet e tij me Juventus, skuadër që shpenzoi 18.5 milionë euro që t’ia rrëmbente Fiorentinës.

Zmadho fotografinë

Menaxheri i Felipe Melo ka konfirmuar se bisedimet mes Gallatasaraj dhe Juventus për transferimin përfundimtar të Felipe Melo në radhët e ekipit turk kanë dështuar.

Mesfushori brazilian zhvilloi një sezon të shkëlqyer në radhët e klubit turk, pasi nuk arriti të shkëlqente në dy vitet e tij me Juventus, skuadër që shpenzoi 18.5 milionë euro që t’ia rrëmbente Fiorentinës.

Sinjalet e para të mosmarrëveshjeve u bënë të ditura që në javën e kaluar, kur babai i futbollistit deklaroi se Juventusi kishte rritur kërkesat ekonomike, ndërsa tani ishte menaxheri Zhoze Rodriguez Baster që lajmëroi se bisedimet kishin përfunduar negativisht.

“Sot Gallatasaraj bëri një kërkesë të re për reduktimin e pagesës për lojtarin. Përpjekja e treguar nga lojtari nuk shihet si e mjaftueshme nga klubi. Si rrjedhojë, Melo e ka falënderuar Fatih Terim për durimin që ka shfaqur që në fillimin e negociatave. Ne besojmë se Terim po bën maksimumin për këtë marrëveshje”.

“Felipe është mërzitur se nuk është arritur ende një marrëveshje. Duket sikur ky transferim është i pamundur. Nuk kemi marrë asnjë ofertë nga ndonjë klub tjetër përveç Gallatasarajit në Turqi, ndaj tani do të fillojmë të kërkojmë për një klub të ri”, tha ai.

Ndonëse në sezonin e fundit Melo luajti 36 ndeshje dhe shënoi 12 gola me fanellën e Gallatasarajit, Juventus ka bërë të qartë se nuk i intereson më lojtari dhe thjesht dëshiron ta shesë për të përfituar ekonomikisht nga largimi i tij.

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS