Gjithçka mbetet për Old Trafford, Shakhtar dhe Dortmund poashtu barazuan

Fillimi | Sport | Gjithçka mbetet për Old Trafford, Shakhtar dhe Dortmund poashtu barazuan | Add to Facebook Share
image

Real Madrid dhe Manchester United luajtën baraz 1:1, në aktin e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, për të lënë gjithçka hapur për ndeshjen e kthimit në Old Trafford. Reali luajti kohën më të gjatë të ndeshjes në pjesëfushën e Man United, por ndoshta njëri ndër fajtorët kryesor që Reali nuk fitoi ishte portiere fantastic David De Gea, i cili ndali plot 8’ gjuajtje të mbretërve. Man United sërish shfrytëzoi lojën nga ajri sepse golin e shënuan me kokë pas harkimit nga këndi, dhe gëzimin anglezëve ia dhuroi Danny Welbeck. Nuk vonoi shumë kur Cristiano Ronaldo, shënoi poashtu me kokë por një supergol, duke shënuar kështu për herë të parë kundër ish skuadrës së tij të dikurshme ndërsa nuk e festoj fare golin. Para se skuadrat të shënonin golat, duhet përmendur një rast perfekt të mbrojtësit Coentrao i cili qëlloi shtyllën.

Pjesa e dytë poashtu i takoi vendasve të cilët sërish krijuan shumë raste para portierit De Gea, që nuk u mposht assesi, dhe priti të gjitha tentimet e madrilienëve. Man United ka mundur lehtë të shënoi edhe njëherë sikur Van Perise të shënonte në dy raste të krijuara për 45 sekonda, por shtylla e më pas Xabi Alonso që lërgoi topin nga vija fatale, shpëtuan Real Madridin. Ndeshja e kthimit do ta zbuloj çerekfinalistin.

Nga ana tjetër super spektakël zhvilluan edhe Shakhtar dhe Dortmund, që luajtën baraz, por 2:2. Dy herë vendasit kaluan në epërsi dhe dy herë gjermanët barazuan. Dario Serna gjuajtja e lirë shënoi i pari për të barazuar Robert Lewandowski. Douglas Costa edhe njëherë shënoi për vendasit për të shënuar golin e barazimit qendërmbrojtsi Mats Hummels. Lojë e madhe pritet edhe në Gjermani.

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS