Tifozet e Romes sulmojne Osvaldon

Fillimi | Sport | Tifozet e Romes sulmojne Osvaldon | Add to Facebook Share
image

Penalltia e humbur nga sulmuesi i Romës, Pablo Osvaldo, në takimin ndaj Sampdorias nuk është pritur mirë prej tifozëve të Romës. Ultrasit verdhekuq e kanë pritur italo-argjentinasin në aeroport, drejt të cilit kanë lëshuar më pas një lumë kritikash. Sulmuesi, i cili një moment është revoltuar, për pak sa nuk ka shpërthyer në një grindje me një mbështetës të Romës.

Mirëpo nuk ka përfunduar me kaq, pasi dhe gjatë ditës së djeshme lojtari është pritur në dalje të qendrës sportive në “Trigoria” nga rreth 30 mbështetës së Romës, të cilët me gurë dhe me vezë ia kanë shkatërruar makinën duke goditur më pas në drejtim të lojtarit. Situata ka degjeneruar dhe është dashur ndërhyrja e policë për ta qetësuar turmën e irrituar. Osvaldo më pas, nëpërmjet rrjetit social “Twitter”, u ka kërkuar falje tifozëve të Romës, duke deklaruar: “Me vjen keq për penalltinë e humbur. U kërkoj falje tifozëve të Romës, shokëve të ekipit dhe trajnerit”.

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS ALMAKOS