6 Shqiptarë te Juventus
Jo vetëm skuadrat zvicerane janë të populluara me futbollistë shqiptarë. Edhe në Itali është duke u krijuar një ‘modë’ e tillë dhe kjo, jo më pak se te kampioni i futbollit të këtij vendi, skuadra e Juventusit. ‘Zonja e Vjetër’ nga Torino numëron gjashtë shqiptarë, që nga kategoria e të rinjve deri te skuadra e parë.
Vitin e kaluar, Juventus transferoi nga Empoli talentin shqiptar, Elvis Kabashi, për afro 3 milionë euro, duke u konsideruar njëri nga talentët më me perspektivë në futbollin italian. Madje, ai u përfshi këtë vit edhe në skuadrën e parë të Antonio Kontes, mirëpo vetëm në stolin rezervë. Siç po shkojnë punët, mund të pritet debutimi i tij gjatë këtij viti me skuadrën e parë të ‘bardhezinjëve’.
Përveç Kabashit, në mesin e futbollistëve shqiptar në këtë klub është edhe mesfushori Françesko Tahiraj. Talenti 16-vjeçar, Tahiraj, luan me skuadrën U17 të Juves. “Jam pjesë e Juventusit me skuadrën deri në 17-vjeç. Punët janë duke ecur mirë për mua. Deri tani, edhe ndeshjet kanë qenë të mjaftueshme për të treguar cilësitë e mia”, deklaroi në një prononcim për gazetën ‘Tribuna’, mesfushori shqiptar.
Ai theksoi se ndihet i lumtur me faktin se janë pesë shqiptarë tani që veshin fanellën e skuadrës së madhe italiane. “Tani në skuadër jemi pesë futbollistë shqiptarë. Jemi unë, Entonio, Elvisi, Alesio, si dhe Armando. Jam i lumtur për një fakt të tillë”, u shpreh Tahiraj. Entonjo Elezaj luan si portier, po ashtu me skuadrën U17, ndërsa pjesë e Juves është edhe dyshja Alesio Mema dhe Armando Sylka.
Në verë vjen Maloku
Për të çuar në gjashtë numrin e futbollistëve shqiptarë te Juventusi, u përkujdes Elvir Maloku. Ky i fundit ka nënshkruar kontratë me skuadrën e famshme italiane, ndërsa do t’i bashkohet asaj gjatë merkatos së verës. Futbollisti 16-vjeçar u transferua te Juvja nga kroatët e Rijekës, ndërsa po kërkohej edhe nga disa skuadra të tjera evropiane. “Ai ende nuk është bashkuar me ne. Po flitet se e kanë marrë, ndërsa do të bashkohet me ne gjatë verës”, njoftoi Tahiraj për ardhjen e bashkëvendasit të tij te Juve.
Adem Karaga, “pronar” i teatrit Shqiptar!
Perceptimi Evropian dhe modernizmi
Paturpësia
Pse shkurorëzimi është bërë dukuri?
Funksioni? Analfabet me diplomë!
Driloni
“Kanë ardhur ata”, …analfabetët
Europa nuk është dhuratë...
Zbuluesit e “plagjiaturës” dhe injoranca
- Fotografi shokuese nga ditëlindja e Arian Çanit(FOTO)
- Universiteti i Kembrixhit: Shum femra britaneze pranojn Islamin
- Gostivar: Një i plagosur, dy të sulmuar
-
Mallkimet e Menduh Thaçit, ofendime për shqiptarët(VIDEO)
- Tuna, tjetër njeri pa grim(FOTO)
- Muazi dhe Namani, kurbane të lirisë në Siri
- Kur do shajë vetveten Menduh Thaçi?!
-
Shkup, huliganët sulmojnë dy të rinj në afërsi të stadiumit(VIDEO)
- Kalaja e Ohrit, vepër shqiptare
-
Kush do mbaj përgjegjësi për vrasjen e Harun Aliut me shokë?!
- Pela pjellë përpara ambulancës së Bit Pazarit në Shkup - FOTO
- Ali Ahmeti: Ku të shkoj BDI-ja nëse del prej Qeverie?!
- Debakli
- Zvicër: Vritet Selim Elshani në prani të fëmijëve
-
Shkendija i zbulon të gjitha! (VIDEO +18)
- Zyrtarisht mbyllet “McDonald’s” në Maqedoni
-
Imami i flet anglisht ministrit shqiptar. Xhaferri: Edhe unë di anglisht!(VIDEO)
- Vesh hixhabin nga kurreshtja, dhe konvertohet në Islam

Share



















