Juve e PSG me një këmbë në çerekfinale

Fillimi | Sport | Juve e PSG me një këmbë në çerekfinale | Add to Facebook Share
image

Skuadra e Juventusit ka arritur ta turpëroj në Skoci skuadrën e Celticut. ‘Zonja e Vjetër’ nga Torino konfirmoi vetën si njëra nga skuadrat favorite për ta fituar titullin e sivjetmë të Ligës së Kampionëve, duke i mposhtur 3:0 skocezët në ‘Celtic Park’.

Alessandro Matri shënoi golin e parë të italianëve, vetëm tre minuta pasi filloi takimi. Ishte Claudio Marchisio ai që ngriti në 2:0 epërsinë e skuadrës së tij, me golin e realizuar në minutën e 77. Pasi shënoi gol, Marchisio u përkujdes të asistonte te Mirko Vuçiniq, me malazezin që realizoi për 3:0 në minutën e 83.

Me një rezultat të tillë, Juve tashmë mund ta konsideroj të kryer avancimin në fazën tjetër të ‘Championist’. Në anën tjetër, Paris St. Germain arriti ta mposht në udhëtim 2:1 Valencian, duke treguar dominim edhe në Evropë. Lavezzi dhe Pastore shënuan për golat e francezëve, në minutat 10 dhe 43, kurse të vetmin gol për Valencia e shënoi Rami në minutën e 90-të.

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS ALMAKOS