Dehari, shpresa e vetme e Maqedonisë në botërorin e skive

Fillimi | Sport | Dehari, shpresa e vetme e Maqedonisë në botërorin e skive | Add to Facebook Share
image

Pesë skiatorët e reprezentacionit të skive të Maqedonisë: Dardan Dehari, Besar Iljazi dhe Gentian Kurtishi (KS Shkëndija e Tetovës), Antonio Ristevski (KS Rabotniçki i Shkupit) dhe Marjan Nashoku (KS Pelisteri nga Manastiri) janë nisur për në Kampionatin botëror të skive që do të zhvillohet në Shlladming të Austrisë.

“Garuesit e Maqedonisë në Shlladming do të marrin pjesë në dy disiplina: sllallom dhe sllallom i madh. Rezultate më të mira presim nga Dardan Dehari dhe Antonio Ristevski, por edhe garuesit tjerë kanë mundësi që të bëjnë diçka më tepër”, tha nënkryetari i FSM-së, Hadi Iljazi, i cili së bashku me nënkrytarin tjetër Vlado Panovski dhe trajnerin Ivan Lisinski udhëheqin ekipin në botëror.Në botërorin e skive do të marrë pjesë edhe skitari nga Shqipëria, Erjon Tola.

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS