Transfer “bombë” në Tetovë: Emini nga Shkëndija te Renova

Fillimi | Sport | Transfer “bombë” në Tetovë: Emini nga Shkëndija te Renova | Add to Facebook Share
image

Një transfer “bombë” ishte tempuar në Tetovë dhe ajo arrinë nga radhët e Renovës. Xhepçishtasit kanë sjellur një përforcim cilësorë në afatin kalimtar të janarit dhe ai është mesfushori i Shkëndijës, Izair Emini.

Me fjalë të tjera “Izo” është kthyer te foleja e vjetër, për të cilët kishte luajtur edhe më herët, kur Renova kishte hyrë në elitën e futbollit vendor, ndërsa ka qenë pjesë edhe e Dritës nga Bogovina.

Drejtori sportiv, i Renovës, Lirim Saiti e konfirmon për “Lajm” kalimin e Eminit tek bardhekaltrit.

“Po, është e vërtetë se Emini është lojtari yni i ri. Me të jemi marrë vesh për dy vite dhe ai tashmë i është bashkuar Renovës në përgatitjet në Ohër. Ai ka qenë edhe më herët te Renova dhe tash është kthyer sërish. Shpresoj se me ardhjen e tij kemi bërë një punë të madhe në mesfushën e skuadrës sonë për sezonin pranveror”, tha Saiti.

Pas Ersen Sali, Mensur Idrizi, Burim Sadiku, Visar Musliu, Izair Emini është futbollisti i pestë që firmos me Renovën.

Me te lexuarat sot dhe te muajit
struga
ALMAKOS
tav
ALMAKOS ne FACEBOOK
Powered by Disqus