Shqiptarët të kënaqur me titujt

Fillimi | Sport | Shqiptarët të kënaqur me titujt | Add to Facebook Share
image

Fundjavën që shkoi në sallën sportive “Boris Trajkovski” në Shkup është zhvilluar kampionati individual i Maqedonisë në boks për kadetë, juniorë dhe

seniorë, në të cilën u zhvilluan ndeshje mjaftë interesante. Titullin e kampionit e ka fituar KB “Bargalla” nga Shtipi, të dytin KB “Ohrid” nga Ohri dhe në vendin e tretë u rendit KB “Çairi” nga Çairi.

Në konkurrencën e kadetëve lufta më interesante ka qenë mes boksierit të Shkëndijës nga Tetova, Kerjeman Alia dhe Osman Demirov, në të cilën boksieri tetovar pas dy nokdaunëve e fitoi meçin, duke u shpallur kampion i vendit. 

Meçi mes Ramadan Tahirit nga KB Çairi dhe Stefan Petreskit nga KB “Ohrid” ishte më interesanti në kategorinë e juniorëve, ku boksieri shqiptar dëshmoi se e meriton titullin e kampionit në konkurrencën e të rinjve.

Një ndeshje luftarake është zhvilluar edhe mes Mumin Veli (“Aperkat”) dhe Afet Hajredinit nga KB “Shkupi”. Ky i fundit la një përshtypje të mirë dhe Veli vetëm falë përvojës së tij dhe respektit si boksier arriti të mposhtë Hajredinin.

Këtu vlen të përmendim edhe Fatlum Zhutën, i cili për herë të tetë u shpall kampion i Maqedonisë pas fitores kundër boksierit çairas Dauti.

Trajneri i KB Shkupi, Naser Haruni tha se është i kënaqur me paraqitjen e boksierëve të tij,  të cilët fituan një vend të parë dhe dy vende të dyta.

Një ditë më herët me suksesin e arritur u shpreh i kënaqur edhe kryetari i KB Çairi, Faton Salihu, boksierët e të cilit fituan tre vende të para dhe një të dytë.

 

Kadetët

Adil Bajrami (Shkupi)-Seven Durmishov (Bargalla)                 0 -2

Rexhep Jasharov (Bargalla)-Lulzim Ismaili (Shkëndija)          2-0

Nijazi Ajrushov (Bargalla)-Visar Jahiu (Çair)                           0-2

Osman Demirov (Bargalla)- Kejreman Alija (Shkëndija)          0-2

 

Juniorët

Hajdin Ferati (Çair)-Dimitar Jovanovski (Ohrid)                      2-0

Stefan Petreski (Ohrid)-Ramadan Tahiri (Çair)                      0-2

Martin Stojcevski (Bargalla)-Robert Putiq (Aperkat)                2-0

 

Seniorët

Adnan Mehmedi (Fajter Iliri)-Erduan Abdullahu (Shkupi)         0-2

Mumin Veli (Aperkat)-Afet Hajredini (Shkupi)                         2-0

Ibrahim Mustafi (Fajter Iliri)-Sashko Neckarovski (Ohrid)        0-2

Bojan Ristevski (Ohrid)-Muhamed Kadrijev (Bargalla)             2-0

Fatlum Zhuta (Sindi)-Shaqir Dauti (Çair)                               2-0

Ilce Jonovski (Ohrid)-Sinan Xheladin (Ternipe)                       2-0

Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS
ALMAKOS ne FACEBOOK
Powered by Disqus