Tom Cruise pas divorcit: Jam mirë!

Fillimi | Showbiz | Tom Cruise pas divorcit: Jam mirë! | Add to Facebook Share
image

Ndonëse kanë kaluar pak javë nga divorci me bashkëshorten Katie Holmes, aktori Tom Cruise duket i qetë.

50-vjeçari pas drekës së konsumuar me një mik të ngushtë është shfaqur i qeshur, duke lënë pas shqetësimin e divorcit.

I veshur me bluzë të bardhë sportive, pantallona xhinse dhe syze aviatori, Tom dukej tepër rinor, raporton agjencia e lajmeve noa.al.

Kur fotografët e pyetën atë sesi ndihej, Tom u përgjigj: “Jam mirë!”.

Gjatë kësaj kohe, aktori është i angazhuar edhe për gjetjen e një apartamenti të ri në New York, për të qenë sa më pranë vajzës së tij, 6-vjeçares Suri, e cila jeton në këtë qytet së bashku me nënën Katie.

Ndërkaq edhe Katie duket e lumtur përkrah Suri, të cilën e ka shëtitur në kopshtin zoologjik.

Të dyja vajzat janë argëtuar duke parë gjirafat dhe gjithashtu kanë realizuar fotografi të shumta.

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS