Edhe Vesa Luma heq dorë si këngëtare!
Kështu mund të titullohet lajmi të cilin e ka dhënë këto ditë përmes faqes së saj në Twitter, këngëtarja e njohur kosovare, Vesa Luma. Ajo do të largohet definitivisht nga skena muzikore për t’iu përkushtuar jetës së saj normale. Ndoshta gjithë kjo vëmendje mediale është duke i bërë keq vajzës nga Kosova e cila gjithmonë ka kërkuar famën dhe suksesin në Shqipëri qoftë me këngë e klipe ashtu edhe me pjesëmarje nëpër evente të ndryshme. Kështu të paktën ka deklaruar këngëtarja Luma përmes Tëitterit si të vetmin mjet komunikimi me fansat për momentin pasi harckerët kishin sulmuar faqen e fansave në facebook dhe Vesës i kanë humbur mbi 40 mijë ndjekës. Po të marim lajmin e të zgjedhojmë që nga fillimi. Vesa Luma u bë e njohur përmes pjesmarjes tek ”Ethet” dhe së bashku me dy miket dhe këngëtaret Rona Nishliu e Teuta Kurti arriti të bëj popullaritet në Shqipëri e më pas edhe me disa këngë hite dhe bashkëpunime të cilat i ndihmuan shumë asaj. Sensualiteti ishte një tjetër pjesë ku ajo e perfeksiononte me kalimin e kohës që të josh sa më shumë fansa dhe të bëj publik për vete. Me kalimin e kohës edhe jeta e saj private ishte në qendër të vëmendjes dhe mediatrozë kishin filluar të gjuanin këngëtaren kosovare. Lidhja dhe fejesa me Gencin (regjisor dhe vëllai i Arta Dobroshit) ishte një nga dashuritë e para të Vesës e cila nuk zgjati më shumë se dy vite dhe më pas çifti u nda duke mos dhënë shumë detaje rreth ndarjes, Genci u fejua përsëri kurse Vesa vazhdoi për një kohë si single lady.
Lidhja e dytë të cilën Vesa e deklaroi ishte me arkitektin Kreshnik Zalli me të cilin ishte ndarë për shkak të largësisë, pasi Kreshniku jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës derisa Vesa ishte e angazhuar me punë në Tiranë, por mediat nuk e kishin lënë rrehat këngëtaren sa i përket jetës private. Një nga lidhjet e fundit të këngëtares është ajo të cilën e zbuloi e para ”Panorama plus”, romancën që kalonte me këngëtarin e njohur Gerald Xhari (Big Basta), gjë që deri më tani asnjëri nuk e kanë mohuar e as nuk e kanë pohuar lidhjen por kanë lënë hapësira dyshimi gjithmonë. Ndoshta gjithë këto gjëra që kanë ndodhur në jetën e saj kanë ndikuar që Vesa të mër një vendim dhe të largohet definitivisht nga skena muzikore.Ndoshta fillimi i vjeshtës do ta gjejë Vesën në një tjetër profesion të cilin do e zgjedh ajo, apo në degën e gazetarisë ku edhe ka përfunduar studimet dhe ka punuar për një kohë të gjatë. ”Albanian Music Industry s’cks L after him I ëill decide to stop trying to live this fake lifestyle”, është ky statusi të cilin e ka lënë Vesa në Tëitter që tregon qartë se pas Ledri Vulës i cili është larguar nga muzika, edhe ajo ka vendosur që definitivisht të largohet. Këtë vendim ajo do e mer menjëherë pasi të përfundojë turin e koncerteve të verës.
Dorëheqja e Pecit, ose gjarpri që e ha bishtin e vet
Në të majtë apo në të djathtë?
Pse janë kosovarët pro Berishës
François Hollande , normali i këtyre kohëve anormale
Disa pyetje për Ju, z. Edward Joseph
Gjakova ime, si nëpërmjet lotëve!
Toleranca kritike
Krimet e luftës dhe EULEX-i
- Kryeministri japonez tenton t'ia kap prapanicën Merkelit, ndalohet nga Putini
- Plagosje me armë në Shkup
- Shkupjani i zhdukur gjendet i mbytur
- Ahmeti takohet me Zhernovskin, rivalin e partnerit të tij – Gruevskit
- Vlora Çitaku, zyrtarja e parë e Kosovës në Serbi
- Ajo shtatzënë me një tjetër, ai e rreh për të abortuar
- Merr hov tregu me prostituta shqiptare të Kosovës
- Arta heq dorë nga muzika?
- Pesë këshilla për të mbijetuar vapën tropikale
-
Erdogan: Falemenderit Shkupi për përkrahjen (FOTO+VIDEO)
- Shqiptarët ortodoksë në Maqedoni u kthehen rrënjëve
- Pamje eksluzive të arrestimit të Sali Berishës
- Rrahje masive në Gostivar
- Erdogan: Shqiptarë jemi një, ju qëndrojmë në dispozicion në çdo kuptim
- Intervista/ "Më thonë Branko Manojlovski, por unë jam shqiptar"
- Prapanica e Tunës(FOTO)
-
Berisha te “Zonë e Lirë”, Çani e kontrollon për antiplumb (VIDEO)
- Telefonon policinë sepse nuk i pëlqeu prostituta


Share



















