Françeska: Është shumë shpejt për të bashkëjetuar me Ermalin
Ish-banorja e Big Brother, Françeska Jaçe në një intervistë për “Tirana Observer” tregon planet e saj për të ardhmen. Ajo vë në dukje që në fillim që është shumë herët për të nisur një bashkëjetesë me Ermalin. Më tej ajo tregon edhe përshtypjet e saj në takimin me familjen e Ermalit dhe në fund thekson se ëndrra e saj është të punojë në televizion.
Shkruhet se keni deklaruar se do bashkëjetoni shumë shpejt me Ermalin?
Ne nuk kemi shkruajtur asnjëherë apo folur për bashkëjetesë, jo për mungesë dashurie apo dëshire, por sepse është një hap tepër i rëndësishëm dhe pa hedhur themelet për një të ardhme të qëndrueshme e shohim paksa larg, pastaj ne më shumë jemi bashkë sesa s’jemi kështu që çka më shumë bashkëjetesa…
Ndërsa në media shkruhet se Ermali ka thënë se nuk kërkon bashkëjetesë për momentin, sa e vërtetë është?
Nuk është aspak e vërtet pasi ne jemi mirë dhe do vijë dhe momenti kur do jemi bashkë dhe në atë fazë.
Po për historinë me ish të dashurin i cili momentalisht ndodhet ne burg, si përfundoi, apo i përket së kaluarës?
Nuk flas (qesh)

Ju keni vizituar shtëpinë e Ermalit, si ju pritën dhe ju si u ndjetë në lidhje me këtë fakt?
(Qesh) Normalisht që takimi me familjen e tij më bëri të ndihesha mirë, ishin të gjithë të respektueshëm, u ndjeva si e familjes.
Marrëdhënia juaj me motrën e Ermalit si është?
(Qesh) Tean e kam shumë xhan është bërë tashmë një ndër miket e mia më të mira…

Si po ju shkojnë pushimet tani që s’jeni më në prezencën e kamerave?
Unë dhe Ermali jemi ende bashkë dhe na rritet dita-ditës ndjenja për njëri–tjetrin si me kamera si pa kamera (qesh)
Sa e fortë është bërë lidhja pavarësisht thashethemeve që qarkullojnë nëpër media?
Sa për thashethemet që bëhen në media e shkruar për ne nuk ndikojnë aspak në lidhjen tonë, madje na bëjnë për të qeshur artikujt e ndryshëm që lexojnë. Gjithsesi kështu është marketingu në Shqipëri dhe përderisa jemi njerëz publikë.

Pas këtyre pushimeve që po kaloni përkrah njëri-tjetrit, ç’pritet të kemi nga Françeska?
Tani po shijoj pushimet, plazhin, detin e mrekullueshëm në shoqërinë e njerëzve të dashur dhe në shtator direkt me angazhime serioze siç janë shkolla dhe një punë në televizion, i cili është prioriteti im. Gjatë këtij muaji kam pasur afera të ndryshme siç është një prej tyre për të qenë imazh i një pije të re energjike e sapoardhur në Shqipëri, ku i dihet?!
Kush kërkon ta vrasë Ramën?
Barrierist n’shehër
Edhe unë jam Kosovë, edhe unë dua komunë
Tre parimet e z. Ali Ahmeti
Zinahqarizimi i shqiptarëve të Maqedonisë
Të festuarit e dështimit dhe ''prapambeturia'' tetovare
Adem Karaga, “pronar” i teatrit Shqiptar!
Perceptimi Evropian dhe modernizmi
-
Vojvodët ndezën flamurin shqiptar. Reagojnë: Ivanov, Thaçi dhe Jankullovska(VIDEO)
- Nazim Rashidi, e jo komandant "Shpati" në postin e ambasadorit në OKB?
-
Nxënësit tetovar i dhanë përgjigjen më të mirë qeverisjes së BDI-së – FOTO+VIDEO
- Arrestohet Sami Lushtaku
- Fjalitë më "bombastike" të Menduh Thaçit në emisionin e fundit
- Zbulohet strehimorja misterioze e Titos në Shkup
- Chris çfarë ke humbur!
-
Bexheti: Në 2025, shqiptarët shumicë në Maqedoni!
- Buzhala: Për arrestimet e fundit fajtore VV, nëse Thaçi toleron, po vjen fundi i tij dhe i PDK-së
-
Ja ç’i bën gazetari nga Kosova Arian Çanit - VIDEO
- Fotografi shokuese nga ditëlindja e Arian Çanit(FOTO)
- Kur do shajë vetveten Menduh Thaçi?!
-
Thaçi tetovarëve: E vërteta dhemb shumë! Ma dhanë votën 13.600 faqebardhë e çelikë(VIDEO)
-
Diellza Kolgeci në skena erotike (VIDEO + 18)
- Vesh hixhabin nga kurreshtja, dhe konvertohet në Islam
- Protesta masive në Tetovë (FOTO)
-
Thaçi: Ahmeti, Arifi dhe Besimi janë bijë UDBASH-ash(VIDEO)
-
Zina Kondi për tetovarët: Ka mundësi këta njerëz kaq të prapambetur...(VIDEO)

Share




















