Balotelli pasanik, nëna e tij, pastruese
Ai drejton makinën e tij fantastike të markës Bentley, me vlerë 150 mijë euro, shijon shampanjë në rivierën franceze. Ajo punon si pastruese në periferi të Manchester, për rreth 8 euro në orë.
Kjo është pak a shumë panorama e jetës së Super Marios dhe nënës së tij biologjike Rose Barwuah, 46 vjeç e cila e dha për adoptim djalin e saj, kur ai ishte në moshë shumë të vogël. Sipas informacioneve të besueshme Rose nuk kërkoi të takonte Marion, deri në kohën kur ky i fundit u bë një kampion.
Nënë e bir dukej se ishin afruar së fundmi, kur Rose dhe vajza e saj e vogël Angel 13 vjeç u transferuan në qytetin anglez të Manchester për të qenë më afër sulmuesit të City-t dhe vëllait të tij Enoch.
Kampioni 21-vjeçar ka shkuar disa herë ta takojë nënën e tij në lagjen tepër të varfër të Wythenshawe. Fqinjët thonë se duket gati e pabesueshme që djali kaq i pasur të mos e ndihmojë nënën e tij që jeton në varfëri."Kur ai vjen në lagjen tonë me makinën fantastike, të gjithë mbetemi pa frymë", thonë fqinjët për "Sunday Mirror".
Megjithatë ka edhe nga ata që thonë se Rose nuk i do paratë e Marios. "Ajo është shumë besimtare, nuk përton të punojë shumë dhe gjëja e vetme që kërkon është të rikuperojë raportin me djemtë e saj".

Gruaja çdo natë merr autobusin për të shkuar në punë dhe pastron zyrat e një kompanie. Burime të mirëinformuara thonë se Rose ka qëllim që të qëndrojë në Angli dhe së shpejti aty do të mbërrijë edhe bashkëshorti i saj Thomas.
Mario u dha për adoptim në moshën 2-vjeçare, pasi prindërit e tij banues në Itali, por me kombësi ganeze, kishin vështirësi të mëdha ekonomike dhe në atë kohë Mario kishte probleme të rënda me një infeksion të brendshëm që kërkon kura të njëpasnjëshme.
Rose dhe Thomas kërkuan të riafroheshin me të birin, por nuk pati sukses. Mario, në fakt i është trembur gjithnjë faktit se qëllimi i vërtetë për t'u afruar ishte vetëm interesi ekonomik.
Provokimi sllav do përgjigje!
Si të kanë katandisur o Gjergj?
Liria e mendjes
E ardhmja e familjes kosovare
Kush kërkon ta vrasë Ramën?
Barrierist n’shehër
Edhe unë jam Kosovë, edhe unë dua komunë
Tre parimet e z. Ali Ahmeti
Zinahqarizimi i shqiptarëve të Maqedonisë
Të festuarit e dështimit dhe ''prapambeturia'' tetovare
- Kim Mehmeti: Ahmeti të tregojë se sa të rinj shkupjanë janë rrahur?
- "Mos pranoni shqiptarë në ushtri"
- Vetëvaret 37-vjecari, telefonata me gruan: S`laj dot borxhet
-
Skandal, nxënësja zhvishet në orë të mësimit - VIDEO
- Të rinjtë e Shkupit druajnë t’i bëjnë publike rrahjet nga huliganët maqedonas?!
- Vandalizëm ndaj xhamisë së re në Rijekë, e cila konsiderohet si më e mira në Evropë
- Theret 21 vjeçari me thikë në Shkup, jozyrtarisht incidenti ka prapavijë etnike
-
"lajTme" edicioni 15: Cila bimë unike është mbjell në Tetovë, dhe si u bë "lajTme" medium i fuqishëm?
- Pas vrasjes së ushtarit, sulmohen xhamitë
-
Ja ç’i bën gazetari nga Kosova Arian Çanit - VIDEO
- Fotografi shokuese nga ditëlindja e Arian Çanit(FOTO)
-
Diellza Kolgeci në skena erotike (VIDEO + 18)
- Kur do shajë vetveten Menduh Thaçi?!
-
Thaçi tetovarëve: E vërteta dhemb shumë! Ma dhanë votën 13.600 faqebardhë e çelikë(VIDEO)
-
Zina Kondi për tetovarët: Ka mundësi këta njerëz kaq të prapambetur...(VIDEO)
- Protesta masive në Tetovë (FOTO)
- Vrasje në Saraj të Shkupit, humb jetën Shefket Latifi
- Skandal: Fituesja e Eurovisionit super ylli i videos porno?!

Share



















