BET zgjedh fituesit

Fillimi | Showbiz | BET zgjedh fituesit | Add to Facebook Share
image

Plot shpërblime dhe një natë e paharruar mund të konsiderohet ajo BET Awards, ku yje të shumtë të Hollywoodit defiluan në tepihun e kuq për të marrë shpërblimet për punën e tyre të dielën në Los Angeles.

West dhe Jay Z, në duet fituan çmimin “Best Group” dhe “Videon më të mirë të vitit” për këngën e tyre “The Throne”. West bëri humor me thumba kur pranoi çmimin e parë, përderisa tha se do të dëshironte që Jay Z “të tregohej politikisht korrekt më të”, duke thënë se ylli i hitit “99 Problems” duhet të dalë në shesh për të mbajtur një fjalim.

Kur pranoi çmimin e dytë, Jay – Z e pengoi Westin me një pushtim të skenës sikurse kishte bërë në MTV Music Awards” gjatë vitit 2009 dhe tha: “Më falni, Kanye, duhet të lejoi të vazhdoni, por....”.

Beyonce mori dy çminime; në kategorinë “Best Female R&B Artist” dhe për “Regjinë më të mirë të vitit”.

Chris Brown, i cli bëri edhe një paraqitje në këtë mbrëmje, mori shpërblimin “Best Male R&B Artist”, përderisa Drake – i cili nuk ishte prezent në ceremoni – fitoi “Best Male Hip-Hop Artist”.

Nicki Minaj nga ana tjetër shpërblimin ua dedikoi “të gjitha femrave repere, atyre të mëhershmeve, të tashmeve dhe atyre që do të vinë”, përderisa ngrit trofeun për 'Best Female Hip-Hop Artist'.

Yjet Mariah Carey, Brandy, Monica dhe Chaka Khan ishin ato që bashkuan forcat për të kënduar një këngë për këngëtaren e ndjerë Whitney Houston.

“Më mungon shoqja ime. Më mungon zëri i saj dhe të qeshurat e saj. Por, ne tani kemi vetëm muzikën e saj. Gjithmonë do ta dashurojmë atë zë. Atë zë që na inspiroi neve”, tha Carey.

Këngëtari i muzikës “soul”, D’Angelo po ashtu u paraqit me një koncert në televizion pas pothuajse një dekade.

E nominuara për Oskar, Viola Davis është shpërblyer me çmimin “aktorja më e mirë”, përderisa çmimin “Filmi më i mirë” e fitoi filmi “The Help”.

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS ALMAKOS