Rezi: Rozana gënjen si dreqi

Fillimi | Showbiz | Rezi: Rozana gënjen si dreqi | Add to Facebook Share
image

Janë zhvilluar plot 23 seanca gjyqësore për rastin e këngëtareve Rezarta Shkurta dhe Rozana Radi, duke e kthyer këtë proces në një kuriozitet më vete e duke bërë që shumë fansa të këngëtareve Shkurta dhe Radi të hamendësojnë se kush do të dalë fitimtare në fund..

Gjyqi maratonë, i cili i ka fillesat e tij në dhjetor të vitit 2010, ka mbaruar në favor të këngëtares Rezarta Shkurta.

Rezi ka thënë në një intervistë që Rozi inatin kryesor me te e ka për shkak se dikur ka pretenduar të kishte një marrëdhënie me bashkëshortin e saj Ermalin. Lidhur me këtë Rezarta shprehet:

"Nuk është faji im se Rozana sheh ëndrra me sy hapur''.

Këngëtarja Shkurta ka hedhur poshte pohimet se ajo ka provuar te pajtohet me Rozanen.

 "Gënjen si dreqi. Nuk kam kërkuar asgjë të tillë, sepse ajo që ka ndodhur ka qenë shumë e rëndë për mua dhe nuk mund as ta imagjinoja të ulesha me të a thua se s’ka ndodhur asgjë. Ajo në dëshmitë e saj të rreme ka thënë se Ermali me Rezartën më kanë rrahur. Përfshirja e bashkëshortit tim në këtë histori më ka lënduar shumë dhe jam çuditur se deri ku mund të shkojë ligësia e saj,'' ka thene Rozi per mediat shqiptare, duke shtuar:

"Atë natë ajo i tha Ermalit se: nëse do ta gjesh ndonjë ditë gruan tënde të vdekur në ndonjë kanal, ta dish që e ke prej meje”.

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS ALMAKOS