Chris Brown han dajak nga Drake

Fillimi | Showbiz | Chris Brown han dajak nga Drake | Add to Facebook Share
image

Chris Brown është përgjakur i tëri në fytyrë pas një përleshje me reperin dhe rivalin e tij, Drake.

The Sun raporton se incidenti ka ndodhur në një ‘club’ nate në New York, ndërsa rivaliteti mes tyre për pop yllin Rihanna besohet se ka bërë që ata të përleshen.

Sipas tabloidit britanik, Chris Brown postoi një foto të lëndimit të tij të cilën më vonë e fshiu nga Twitteri, përderisa i fshiu edhe komentet fyese për Drake dhe miqt e tij.

Incidenti besohet të ketë filluar kur Brown dërgoi një shishe shampanjë në tavolinën e Drake. Drake më pas e ktheu këtë shishe shampanjë me një fletë ku shkruante: “Unë jam duke e q*rë dashurinë e jetës tënde, ti merru me mua”.

Më pas gjithçka u shndërrua në një përleshje të madhe, nga e cila i lënduar ka mbetur Brown, i cili u godit me një shishe në fytyrë.

Chris Brown ishte ndarë nga Rihanna në vitin 2009 pasi e kishte rrahur atë pak para Grammy Awards. Marrëdhëniet mes Chris Brown dhe Rihannas besohet se janë përmirësuar që nga ajo kohë edhe pse problemi i Brown me Drake është një konflikt i kahmotshëm.

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS ALMAKOS