Rita pret takim me Jahjagën

Fillimi | Showbiz | Rita pret takim me Jahjagën | Add to Facebook Share
image

Këngëtarja Rita Ora, që nga mediat botërore po cilësohet si senzacionale, në thajse çdo intervistë të saj i vë theks të veçantë prejardhjes shqiptare.

Në një intervistë për revistën “Vibe”, Rita ka thënë :

“Puna është kështu: Askush nga vendi im nuk ka arritur të jetë pjesë e MTV-së apo e top listave muzikore, kështu që për ta është diçka e madhe, e kuptoni?”

 “Definitivisht ndihem sikur gjithkush është duke më shikuar”, ka shtuar Ora. 

“Është nder kaq i madh, derisa unë jam një vajzë shumë e zakonshme. E kam mundësinë të bëj histori për vendin tim, por përpiqem të mos mendoj për këtë”, i ka thënë Ora revistës.

Në shkrimin për Titën "Vibe" vazhdon: “Ajo ka jetuar fare pak në Kosovë – pasi është shpërngulur në Britani kur ishte vetëm një vjeç – por, megjithatë, muzika sooavre ka pasur ndikim të madh në të. Dhe, po, i gjithë vendi llogarit në të, përfshirë edhe presidenten Atifete Jahjaga, të cilën Ora ende nuk e ka takuar, por pritet që ta bëjë një gjë të tillë”.

Mirëpo, Presidenca e Kosovës nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me ndonjë takim të mundshëm midis të parës së vendit dhe Orës.

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS ALMAKOS