Jolie, zana e keqe te “Bukuroshja e Fjetur”

Fillimi | Showbiz | Jolie, zana e keqe te “Bukuroshja e Fjetur” | Add to Facebook Share
image

Pas hitit të versionit të ri të "Alice in Wonderland" Disney dhe skenaristja Linda Woolverton  kanë vendosur që të sjellin në ekranin e madh historinë e animuar klasike "Bukuroshja e Fjetur", ndërsa rolin e zanës së keqe do ta luajë Angelina Jolie.

Zana e keqe e cila e vë në gjumë bukuroshen e njohur të Disneyt, së shpejti do të ketë edhe një film artistik, "Maleficent". Në rolin kryesor do ta shikojmë Angelina Jolien.

Klasiku i Disneyt i vitit 1959 flet për historinë nga perspektiva e negatives kryesore.

“Nuk jam anti-princesha, por kjo është hera e parë që dikush mendon për këtë grua të tmerrshme. Shpresoj se më në fund do të shihet se çfarë është në gjendje të bëjë ajo. Edhe pse është e keqe, agresive, dhe tepër shumë e mbron veten, nuk do të thotë se nuk ka edhe veti të tjera, më të ngrohta”, tha Angelina për "Entertainment Weekly".

Aktorja ka bërë të ditur se është e lumtur me fillimin e xhirimeve, sikurse edhe fëmijët e saj.

“Xhirimet fillojnë në qershor, skenari është i shkëlqyer. Unë tashmë kam shkuar në provat e kostumeve. Fëmijët janë shumë të lumtur”, shtoi ajo. 

Me te lexuarat sot dhe te muajit
struga
ALMAKOS
tav
ALMAKOS ne FACEBOOK
Powered by Disqus