Nokia mund të prezantojë telefona edhe më të lirë me Windows Phone 8

Fillimi | Showbiz | Nokia mund të prezantojë telefona edhe më të lirë me Windows Phone 8 | Add to Facebook Share
image

Pas prezentimit të modeleve të reja te bazuara në Windows Phone 8, mes të cilëve edhe Lumia 520 i cili kushton rreth 139 euro pa subvencionet e operatorëve mobilë, përfaqësuesit e Nokias paralajmëruan që ka gjasa që kjo kompani të plasojë modele edhe më të lira. Hans Henrik Lund, nënkryetar i Nokias për marketing të “pajisjeve të mençura, ka deklaruar që beson që 139 euro nuk është çmimi më i lirë me të cilin mund të shkojë kjo kompani. Lund nuk ka nxjerrë detaje tjera për prodhimet e ardhshme të mundshme, dhe as çmimin. Por ka theksuar që kjo kompani nuk e sheh veten si prodhues të pajisjeve të lira, por ka për qëllim që të ketë ofertën e pajisjeve në të gjitha segmentet e çmimeve, përfshirë edhe modelet e reja të cilat do të zëvendësojnë modelin tani për tani më të fuqishëm, Lumia 920. Shitja e Lumia 920 tani për tani nuk është shumë e mirë, posaçërisht në krahasim me iPhone të Apple ose Galaxy S3 të Samsung, që nuk është befasi pasi që modelet më të lira të Nokia kanë funksionet të cilat i ka edhe modeli më i fuqishëm. Përparësia më e madhe e Lumia 920 është kamera e integruar, ndërsa theksohet që SHBA është një treg shumë i fuqishëm për pajisjet e Nokias, posaçërisht përmes ofertave të operatorit mobil AT&T.

 

Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS
ALMAKOS ne FACEBOOK
Powered by Disqus