Rita Ora lanson bombën- në “lidhje” me një femër

Fillimi | Showbiz | Rita Ora lanson bombën- në “lidhje” me një femër | Add to Facebook Share
image

Ka një numër të madh të adhuruesve, ka qenë në lidhje me Rob Kardashian dhe së fundmi ishte folur se ajo është në lidhje me fituesin e “X Factor”, James Arthur, pastaj me Harry Styles, reperin Drake dhe Bruno Mars.

Biondina me prejardhje nga Kosova ndoshta mund të jetë ëndrra e meshkujve, por Rita thotë se ajo i ka sytë tek “gruaja” e saj, supermodelen biseksuale Cara Delevingne, transmeton tabloidi britanik The Sun.

Dy shoqet janë të pandara dhe kur ato janë larg njëra-tjetrës shkëmbejnë mesazhe telefonike.

Sipas Ritës dashuria e saj për modelen e vitit Caran është e paskajshme.

“Ajo zyrtarisht është e imja. Ajo është e paprekshme. E kam hequr nga tregu. Ne e thërrasim njëra-tjetrën ‘grua’”, ka thënë ajo. “E dini çfarë do të thotë fjala grua? Është sikur të martohesh e kjo është gruaja jote!”. “Ne vetëm kemi parë njëra-tjetrën pastaj kemi filluar të flasim. Dhe tani ne gjithmonë jemi bashkë”. 

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS ALMAKOS