Tuna nuk respektoi flamurin kombëtar

Fillimi | Showbiz | Tuna nuk respektoi flamurin kombëtar | Add to Facebook Share
image

Mbrëmë është mbajtë koncerti “Rrënqethu shqip” i cili mblodhi rreth vetës emra të mëdhenj të skenës shqiptare muzikore. 

Dafina Zeqiri, Nora Istrefi, Tuna etj ishin vetëm disa nga emrat që u ngjitën mbrëmë në atë skenë që zuri vend në stadiumin e Prishtinës.

E veshur me xhaketë si ato të ushtarëve që tashmë janë shumë në trend edhe në Kosovë pasi u panë fillimisht nga Rihanna, skenën e morri Tuna.

Ajo këndoi disa nga këngët e saj si “Vibe”, “Pse jo” dhe në fund rradha erdhi tek hiti i saj i fundit “I Asaj”.

Të gjithë sytë u bënë katër duke pritur nëse ajo do ta përsëriste “koreografinë” e saj të zakonshme kur vie tek një pjesë e caktuar e këngës dhe në fakt ashtu ndodhi. Kjo irritoi një pjesë të fansave dhe qytetarëve të thjesht të cilët nuk e panë të arsyshme që prekja e organeve intime të bëhet para flamurit gjigant që dukej në projektorin e vendosur në skenë.

Dukej sikur Tuna harroi për çfarë po këndonte dhe e pa këtë performancë vetës sikur një paraqitje të zakonshme të sa. Në fund të këngës, ajo uroi shqiptarët për festën, por sikur nuk mbeti ‘lezet’ as nga ky urim. 

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS ALMAKOS