Kryetari i Gjilanit, kam respekt për Vali Corleonen, por jo për mediat që mirren me të

Fillimi | Showbiz | Kryetari i Gjilanit, kam respekt për Vali Corleonen, por jo për mediat që mirren me të | Add to Facebook Share
image

Pas një mori gjërash që rrëfeu në emisionin e Arian Çanit, “Zonë e Lirë”, për lidhjet me vajzat dhe jetën e tij luksoze, Valentino Corleone, i njohur për publikon më shumë si Vali Corleone, ka dalë me një deklaratë tjetër përmes Facebook-ut, duke mos reshtur të jetë në qendër të vëmendjes së qytetarëve dhe medias.

Ai së fundmi ka pohuar se është duke shqyrtuar mundësinë për të konkurruar për kryetar të Komunës së Gjilanit.

Por, i pari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, duket se nuk është duke e ndjerë aspak ‘konkurrencën’ nga kundërkandidati i mundshëm në zgjedhjet e radhës, ndërsa i pyetur nga e përditshmja “Lajm”, se a ndjen konkurrencë në garën e radhës, ai u shpreh: “Është një qytetar i Republikës së Kosovës, për të cilin kam respekt, por nuk kam respekt për ju mediat që merreni me të!”.

Me te lexuarat sot dhe te muajit
struga
ALMAKOS
tav
ALMAKOS ne FACEBOOK
Powered by Disqus