Linda Halimi, pse kërkon të bëhesh diletante me zor?
Këto ditë në faqen e saj personale në facebook, Linda Halimi na ka bombarduar me lajmin e përgatitjeve të klipit të saj më të ri “I JUST WANNA …” . Linda ka menduar një mënyrë sipas saj inteligjente, të promovimit të klipit të ri duke joshur fansat me elementët më pak të rëndësishme që mund të evidentohen te një këngë, por edhe te klipi.
Ja p.sh. një nga deklaratat e Lindës: “Klipi im përmban shumë Ass shaking dhe shume pjesë nudo” ose tjetra “unë kam sjellë për herë të parë femra nudo në një klip shqiptar, si dhe skena lesbike”.
Dhe sipas Lindës, këto janë gjëra fresh, që thyejnë tabu dhe sjellin një ndryshim në karrierën e saj…!
Nëse kthehemi pak mbrapa në kohë, të gjithë ju besoj e mbani mend se si ka nisur karriera e Linda Halimit, këngëtares së re që vinte nga një fshat i Kosovës, me një pamje aspak tërheqëse për arsye të mbipeshës, por që menjëherë fitoi simpatinë e publikut me zërin e saj të jashtëzakonshëm.
Kjo ishte dhe arsyeja pse, me daljen e saj të parë në skenë, ajo fitoi çmimin e parë në një kompeticion muzikor ambicioz, siç ishte “Top Fest”. Besojmë se ky ka qenë një leksion i mjaftueshëm për t’i thënë Lindës se publiku shqiptar është ngopur me këngë komerciale idiote dhe klipe të rëndomta me shalë dhe gjokse të zbuluara dhe me këngëtare që nuk kanë zë. Shqiptarët kishin nevojë të dëgjonin një këngëtare të vërtetë.Prandaj e pëlqyen.
Sot të kërkosh të joshësh me elemente seksi deri edhe të rëndomta në një klip, duke i quajtur madje ato pika të forta të karrierës, nuk mund të çudisësh më askënd, pasi janë kuriozitete tashmë të shuara edhe për shqiptarët. Linda ka fatin e madh që Zoti i ka dhënë zërin e mrekullueshëm dhe për këtë arsye ajo zgjedh marketingun e gabuar për punën e saj.
Linda, mos kërko të bëhesh diletante me zor, shalët, gjokset, por edhe nudot, janë pikat e forta për ato që nuk kanë ç’të ofrojnë tjetër.
Barrierist n’shehër
Edhe unë jam Kosovë, edhe unë dua komunë
Tre parimet e z. Ali Ahmeti
Zinahqarizimi i shqiptarëve të Maqedonisë
Të festuarit e dështimit dhe ''prapambeturia'' tetovare
Adem Karaga, “pronar” i teatrit Shqiptar!
Perceptimi Evropian dhe modernizmi
Paturpësia
- Xhami në "Allianz Arena", fillon gara për Imam
-
Diellza Kolgeci në skena erotike (VIDEO + 18)
- Krasniqi: Zoti e drejtoftë Kadarenë që të mendoj drejtë për shqiptarët muslimanë !
- Gruaja e Baldwin i “harron” të mbathurat
- Zbulohet identiteti i 16 vjeçares që dje u hodh nga ura e lumit Vardar
- Anulohet ndeshja Shkëndija-Teteks shkaku fyerjeve etnike
- Shtatzënë dhe krenare
- Zajmina “reklamon” pjesët seksi te trupit
- Vrasje në Saraj të Shkupit, humb jetën Shefket Latifi
- Ali Ahmeti: Ku të shkoj BDI-ja nëse del prej Qeverie?!
-
Ja ç’i bën gazetari nga Kosova Arian Çanit - VIDEO
- Fotografi shokuese nga ditëlindja e Arian Çanit(FOTO)
- Kur do shajë vetveten Menduh Thaçi?!
- Vesh hixhabin nga kurreshtja, dhe konvertohet në Islam
-
Thaçi tetovarëve: E vërteta dhemb shumë! Ma dhanë votën 13.600 faqebardhë e çelikë(VIDEO)
- Protesta masive në Tetovë (FOTO)
-
Thaçi: Ahmeti, Arifi dhe Besimi janë bijë UDBASH-ash(VIDEO)
- Tv Sitel nacional anti-shqiptar publikon hartën e "Maqedonisë së Madhe" përfshihen territore të Kosovës dhe Shqipërisë (FOTO)

Share



















